PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Presley gerber“Jam plotësisht zemërthyer”, Paris Hilton reagon pas vdekjes së Presley Gerber
2 min čitanja
Presley gerber

“Jam plotësisht zemërthyer”, Paris Hilton reagon pas vdekjes së Presley Gerber

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Paris Hilton ka reaguar me dhimbje pas vdekjes së mikut të saj, modelit Presley Gerber, i cili ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare. Në një postim në InstaStory, Hilton publikoi një fotografi me Presley-n dhe shprehu trishtimin e saj, duke thënë se ende nuk mund ta besojë lajmin.Ajo e kujtoi Presley-n si një person të ëmbël, të ndjeshëm, të sjellshëm dhe të sinqertë, ndërsa tha se do t’i mungojnë shumë kujtimet që kishin krijuar së bashku, nga të qeshurat dhe bisedat deri te momentet kur thjesht qëndronin pranë njëri-tjetrit, shkruan DailyMail. Hilton shprehu gjithashtu shpresën që Presley ta kishte kuptuar sa shumë e donin dhe sa njerëz kujdeseshin për të. Në fund, ajo i dërgoi ngushëllimet familjes së tij dhe u shpreh se do ta kujtojë përgjithmonë. Vetëm disa orë para se të mësohej lajmi për vdekjen e tij, Hilton kishte komentuar në postimin e fundit të Presley-t në Instagram, ku ai shfaqej duke modeluar veshje nga marka Vuori. Ajo i kishte shkruar se e donte dhe e kishte shoqëruar mesazhin me emoji zemrash. Presley kishte bërë paraqitjen e fundit publike në janar, në premierën e dokumentarit të Paris Hilton, “Infinite Icon: A Visual Memoir”. Pas lajmit për vdekjen e tij, edhe persona të tjerë publikë dhe fansa kanë ndarë mesazhe ngushëllimi për familjen Gerber. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Paris Hilton ka reaguar me dhimbje pas vdekjes së mikut të saj, modelit Presley Gerber, i cili ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare. Në një postim në InstaStory, Hilton publikoi një fotografi me Presley-n dhe shprehu trishtimin e saj, duke thënë se ende nuk mund ta besojë lajmin.Ajo e kujtoi Presley-n si një person të ëmbël, të ndjeshëm, të sjellshëm dhe të sinqertë, ndërsa tha se do t’i mungojnë shumë kujtimet që kishin krijuar së bashku, nga të qeshurat dhe bisedat deri te momentet kur thjesht qëndronin pranë njëri-tjetrit, shkruan DailyMail. Hilton shprehu gjithashtu shpresën që Presley ta kishte kuptuar sa shumë e donin dhe sa njerëz kujdeseshin për të. Në fund, ajo i dërgoi ngushëllimet familjes së tij dhe u shpreh se do ta kujtojë përgjithmonë. Vetëm disa orë para se të mësohej lajmi për vdekjen e tij, Hilton kishte komentuar në postimin e fundit të Presley-t në Instagram, ku ai shfaqej duke modeluar veshje nga marka Vuori. Ajo i kishte shkruar se e donte dhe e kishte shoqëruar mesazhin me emoji zemrash. Presley kishte bërë paraqitjen e fundit publike në janar, në premierën e dokumentarit të Paris Hilton, “Infinite Icon: A Visual Memoir”. Pas lajmit për vdekjen e tij, edhe persona të tjerë publikë dhe fansa kanë ndarë mesazhe ngushëllimi për familjen Gerber. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…