Foto: TelegrafiIz objave izvora
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se OVL-UÇK do të mbështesë çdo protestë popullore, me kusht që ato të jenë paqësore.Gucati tha se organizata do ta përkrahë edhe protestën e studentëve, ndërsa paralajmëroi se mundësia për organizimin e protestave nga OVL-UÇK do të diskutohet në mbledhjen e kryesisë.“Organizata e veteranëve gjithmonë do të jetë në mbështetje të çdo iniciative të protestës popullore”, deklaroi Gucati, duke theksuar se protestat nuk duhet të shoqërohen me dhunë. Studentët kërkojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Nuk ka vendim që ndryshon mënyrën si i shohim çlirimtarët tanë Ai tha se OVL-UÇK do të vazhdojë të mbështesë protestat derisa, sipas tij, të arrihen qëllimet e tyre.Gucati u deklarua edhe për Projektligjin e PDK-së për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ai e vlerësoi si hap pozitiv nismën e PDK-së, por tha se qëndrimi i OVL-UÇK-së është më i gjerë.“Është mirë që kanë dorëzuar, më mirë vonë se kurrë”, tha ai.Megjithatë, Gucati kërkoi që partitë politike të bashkohen për të kërkuar shfuqizimin e plotë të Gjykatës Speciale.Sipas tij, OVL-UÇK tashmë i ka dorëzuar edhe pesë pikat e saj lidhur me këtë çështje dhe pret që deputetët të mbështesin nismat për ndryshimin e situatës aktuale. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.