PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
PdkPDK kërkon ndryshime në Speciale, propozon kthimin e Supremes në Kosovë dhe mbikëqyrje ndërkombëtare
1 min čitanja
Pdk

PDK kërkon ndryshime në Speciale, propozon kthimin e Supremes në Kosovë dhe mbikëqyrje ndërkombëtare

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Kuvend një Projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, përmes të cilit synon ndryshime në funksionimin e këtij mekanizmi gjyqësor.Sipas burimeve një nga ndryshimet kryesore të propozuara nga PDK-ja lidhet me shkallën supreme të Dhomave të Specializuara. Partia synon që kjo shkallë të ushtrojë funksionin e saj në Kosovë, në vend se në Hagë, ku aktualisht zhvillohet veprimtaria e Dhomave të Specializuara, përfshirë panelet e Gjykatës Supreme. PDK-ja procedon në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara Ndryshimi i dytë i rëndësishëm ka të bëjë me krijimin e një mekanizmi për mbikëqyrje ndërkombëtare të procesit. Përmes këtij propozimi, PDK synon që funksionimi i Dhomave të Specializuara të ketë një formë më të qartë dhe të përcaktuar të kontrollit dhe mbikëqyrjes ndërkombëtare.Nisma e PDK-së vjen pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, vendim të cilin kjo parti e ka kundërshtuar publikisht.Sipas burimeve, kthimi i shkallës supreme në Kosovë dhe krijimi i një mekanizmi të mbikëqyrjes ndërkombëtare janë ndër pikat kryesore të Projektligjit të dorëzuar sot në Kuvend. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Kuvend një Projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, përmes të cilit synon ndryshime në funksionimin e këtij mekanizmi gjyqësor.Sipas burimeve një nga ndryshimet kryesore të propozuara nga PDK-ja lidhet me shkallën supreme të Dhomave të Specializuara. Partia synon që kjo shkallë të ushtrojë funksionin e saj në Kosovë, në vend se në Hagë, ku aktualisht zhvillohet veprimtaria e Dhomave të Specializuara, përfshirë panelet e Gjykatës Supreme. PDK-ja procedon në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara Ndryshimi i dytë i rëndësishëm ka të bëjë me krijimin e një mekanizmi për mbikëqyrje ndërkombëtare të procesit. Përmes këtij propozimi, PDK synon që funksionimi i Dhomave të Specializuara të ketë një formë më të qartë dhe të përcaktuar të kontrollit dhe mbikëqyrjes ndërkombëtare.Nisma e PDK-së vjen pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, vendim të cilin kjo parti e ka kundërshtuar publikisht.Sipas burimeve, kthimi i shkallës supreme në Kosovë dhe krijimi i një mekanizmi të mbikëqyrjes ndërkombëtare janë ndër pikat kryesore të Projektligjit të dorëzuar sot në Kuvend. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…