PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ShbaKina konfirmon se Xi do të vizitojë SHBA-në këtë javë për bisedime me Trumpin
2 min čitanja
Shba

Kina konfirmon se Xi do të vizitojë SHBA-në këtë javë për bisedime me Trumpin

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Udhëheqësi kinez Xi Jinping do të vizitojë Shtetet e Bashkuara këtë javë për bisedime me presidentin Donald Trump, konfirmoi Pekini të hënën, duke shprehur shpresën se ato do të forcojnë "stabilitetin strategjik" midis dy ekonomive më të mëdha në botë.Uashingtoni e kishte bërë tashmë të qartë se udhëheqësit do të takoheshin në një përpjekje për të gjetur gjuhën e përbashkët mbi mosmarrëveshjet tregtare, inteligjencën artificiale dhe çështje më të gjera strategjike, përfshirë luftën e Trumpit në Lindjen e Mesme.Xi do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Shtetet e Bashkuara nga e mërkura deri të premten, thuhet në një deklaratë të qeverisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Guo Jiakun, tha se dy udhëheqësit do të kenë "një shkëmbim të thelluar pikëpamjesh mbi çështjet kryesore që lidhen me marrëdhëniet Kinë-SHBA, si dhe me paqen dhe zhvillimin botëror".Pekini do të "punojë me SHBA-në për të pasuruar përmbajtjen e marrëdhënies së stabilitetit strategjik konstruktiv midis Kinës dhe SHBA-së... (dhe) për të menaxhuar siç duhet dallimet", shtoi ai.Trump do ta presë personalisht Xin në bazën e përbashkët "Joint Base Andrews" të mërkurën, para takimeve të tyre të ditës pasuese, konfirmoi një zyrtar amerikan. Udhëheqësi amerikan ishte pritur nga nënkryetari i Kinës kur kishte mbërritur në Pekin për vizitën e tij shtetërore në muajin maj."Do të diskutoj pothuajse gjithçka me të", u tha Trumpi gazetarëve në bordin e aeroplanit "Air Force One" të dielën.Lufta tregtare në vazhdim e sipër midis dy vendeve është një shqetësim kyç: ndonëse të dyja palët kanë ruajtur një armëpushim tarifor për gati një vit, ato ende nuk kanë arritur një marrëveshje afatgjatë.Zëvendëskryeministri He Lifeng, negociatori kryesor i Kinës për tregtinë, ndodhet në Shtetet e Bashkuara për takime me Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent.Të dy diskutuan krijimin e një kanali komunikimi për shqetësimet lidhur me inteligjencën artificiale (IA) kur u takuan të dielën

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Udhëheqësi kinez Xi Jinping do të vizitojë Shtetet e Bashkuara këtë javë për bisedime me presidentin Donald Trump, konfirmoi Pekini të hënën, duke shprehur shpresën se ato do të forcojnë "stabilitetin strategjik" midis dy ekonomive më të mëdha në botë.Uashingtoni e kishte bërë tashmë të qartë se udhëheqësit do të takoheshin në një përpjekje për të gjetur gjuhën e përbashkët mbi mosmarrëveshjet tregtare, inteligjencën artificiale dhe çështje më të gjera strategjike, përfshirë luftën e Trumpit në Lindjen e Mesme.Xi do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Shtetet e Bashkuara nga e mërkura deri të premten, thuhet në një deklaratë të qeverisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Guo Jiakun, tha se dy udhëheqësit do të kenë "një shkëmbim të thelluar pikëpamjesh mbi çështjet kryesore që lidhen me marrëdhëniet Kinë-SHBA, si dhe me paqen dhe zhvillimin botëror".Pekini do të "punojë me SHBA-në për të pasuruar përmbajtjen e marrëdhënies së stabilitetit strategjik konstruktiv midis Kinës dhe SHBA-së... (dhe) për të menaxhuar siç duhet dallimet", shtoi ai.Trump do ta presë personalisht Xin në bazën e përbashkët "Joint Base Andrews" të mërkurën, para takimeve të tyre të ditës pasuese, konfirmoi një zyrtar amerikan. Udhëheqësi amerikan ishte pritur nga nënkryetari i Kinës kur kishte mbërritur në Pekin për vizitën e tij shtetërore në muajin maj."Do të diskutoj pothuajse gjithçka me të", u tha Trumpi gazetarëve në bordin e aeroplanit "Air Force One" të dielën.Lufta tregtare në vazhdim e sipër midis dy vendeve është një shqetësim kyç: ndonëse të dyja palët kanë ruajtur një armëpushim tarifor për gati një vit, ato ende nuk kanë arritur një marrëveshje afatgjatë.Zëvendëskryeministri He Lifeng, negociatori kryesor i Kinës për tregtinë, ndodhet në Shtetet e Bashkuara për takime me Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent.Të dy diskutuan krijimin e një kanali komunikimi për shqetësimet lidhur me inteligjencën artificiale (IA) kur u takuan të dielën

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…