Foto: TelegrafiIz objave izvora
Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda iu ka uruar suksese dyshes Amir Rrahmani dhe Florent Hadërgjonajt.Rrahmani u pensionua shkaku i problemeve me FFK-në, ndërsa Hadërgjonaj njoftoi se më nuk vjen derisa Foda të jetë në krye.I pyetur për Rrahmanin, tekniku gjerman tha se provoi t’ia ndryshonte mendjen, ndërsa refuzoi të zbulonte detajet e bisedës.“Më ka telefonuar dhe kemi biseduar. Sigurisht detajet do të mbesin mes nesh. Kam kontaktuar për t’ia ndryshuar mendjen dhe nuk kam mundur. Ai e ka marrë vendimin dhe të gjithë duhet ta pranojmë. I urojmë më të mirat”.Kurse për Hadërgjonaj, ai nënvizoi se ka mbetur i befasuar për vendimin e tij, por shtoi se secili lojtarë kur e merr ftesën duhet të llogaritë se ekziston mundësia të mos zhvillojë asnjë minutë.“Nuk më ka kontaktuar, vendimin e tij e kam parë përmes mediave. Duhet ta pranojmë edhe vendimin e tij, por më duhet të theksoj se të gjithë lojtarët që i ftoj, iu fali besimin tim të plotë. Të gjithë i përkrahi dhe faktikisht nuk mund ta kuptoj arsyen se pse është tërhequr nga kombëtarja”.“Më duhet të pranoj dhe i uroj më të mirat në të ardhmen. Për mua ka rëndësi që kushdo që është në dispozicion, ai duhet të luajë me zemër për Kosovën, të jetë i rritur për të luajtur dhe që gjithmonë të japin maksimumin për Kosovën. Secili duhet të pranoj kur të ftohet mund edhe të mosluajë”.Përndryshe, Kosova të hënën nga ora 17:00 do ta zhvillojë seancën e parë stërvitore./Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.