Skip to comments
Događaj u razvoju
Lumir abdixhiku

Abdixhiku përkujton Ahmet Krasniqin: LDK do të kërkojë përjetësisht zbardhjen e vrasjes së tij

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin, ish-ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, në 28-vjetorin e vrasjes së tij në Tiranë.Abdixhiku ka bërë homazhe te varri i Krasniqit në varrezat e Velanisë, së bashku me familjarë, bashkëveprimtarë dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.Në një postim në rrjetet sociale, Abdixhiku e ka përshkruar Krasniqin si ushtarak karriere, strateg dhe atdhetar, duke theksuar rolin e tij në organizimin e mbrojtjes së Kosovës.“Kolonel Ahmet Krasniqi, Ministri i Luftës që për komandant suprem njihte Presidentin Ibrahim Rugova, u vra 28 vite më parë, në Tiranë”, ka shkruar Abdixhiku.Ai ka thënë se vrasja e Krasniqit ishte një goditje për përpjekjet për liri të Kosovës.“Vrasja e tij ishte goditje ndaj vetë përpjekjes sonë për liri. E sot, 28 vite më pas, mungesa e drejtësisë rëndon mbi shtetin që ai nuk arriti ta shihte të lirë”, ka deklaruar Abdixhiku.Kreu i LDK-së ka përsëritur zotimin e partisë për zbardhjen e rastit.“LDK do të kërkojë përjetësisht zbardhjen e vrasjes së tij dhe të të gjitha vrasjeve politike”, ka thënë ai.“Ky zotim nuk skadon dhe këtë përgjegjësi do ta bartim brez pas brezi. Deri në të vërtetën. Deri në drejtësi”, ka përfunduar Abdixhiku. /Telegrafi/

Objavljeno · 1 min čitanja

Slika uz članak: Abdixhiku përkujton Ahmet Krasniqin: LDK do të kërkojë përjetësisht zbardhjen e vrasjes së tijFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin, ish-ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, në 28-vjetorin e vrasjes së tij në Tiranë.Abdixhiku ka bërë homazhe te varri i Krasniqit në varrezat e Velanisë, së bashku me familjarë, bashkëveprimtarë dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.Në një postim në rrjetet sociale, Abdixhiku e ka përshkruar Krasniqin si ushtarak karriere, strateg dhe atdhetar, duke theksuar rolin e tij në organizimin e mbrojtjes së Kosovës.“Kolonel Ahmet Krasniqi, Ministri i Luftës që për komandant suprem njihte Presidentin Ibrahim Rugova, u vra 28 vite më parë, në Tiranë”, ka shkruar Abdixhiku.Ai ka thënë se vrasja e Krasniqit ishte një goditje për përpjekjet për liri të Kosovës.“Vrasja e tij ishte goditje ndaj vetë përpjekjes sonë për liri. E sot, 28 vite më pas, mungesa e drejtësisë rëndon mbi shtetin që ai nuk arriti ta shihte të lirë”, ka deklaruar Abdixhiku.Kreu i LDK-së ka përsëritur zotimin e partisë për zbardhjen e rastit.“LDK do të kërkojë përjetësisht zbardhjen e vrasjes së tij dhe të të gjitha vrasjeve politike”, ka thënë ai.“Ky zotim nuk skadon dhe këtë përgjegjësi do ta bartim brez pas brezi. Deri në të vërtetën. Deri në drejtësi”, ka përfunduar Abdixhiku. /Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...