PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
StudentëtStudentët kërkojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Nuk ka vendim që ndryshon mënyrën si i shohim çlirimtarët tanë
2 min čitanja
Studentët

Studentët kërkojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Nuk ka vendim që ndryshon mënyrën si i shohim çlirimtarët tanë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

E plotësuar: Në protestën e studentëve në Prishtinë kundër aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë, ka folur edhe studenti Donart Humolli.Humolli tha se brezi i ri, i cili nuk e ka përjetuar luftën e fundit në Kosovë, e kupton rëndësinë e sakrificës së bërë për lirinë e vendit.“Si një student i ri, i një brezi që nuk e ka përjetuar luftën e fundit në Kosovë, ne e kuptojmë që jemi me fat që bëjmë pjesë ndër brezat e parë të këtij kombi që e shijojnë lirinë pa e përjetuar tmerrin e luftës. E kuptojmë qartë që kjo liri nuk do të ishte e mundshme pa sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai. Studenti theksoi edhe rëndësinë e mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.“Nuk do të ishte e mundur as pa mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, në këtë rast SHBA-të. Studentët dhe rinia e Kosovës qëndrojnë të bashkuar me besimin e patundur tek Perëndimi. Ashtu siç nuk lejoi padrejtësinë në vitet 1998-1999, por u bë aleat i UÇK-së për të sjellë lirinë, ashtu besojmë se do të mbetet aleat edhe sot, duke mos lejuar asnjë padrejtësi ndaj vetë aleatit të tij, luftëtarëve të UÇK-së”, u shpreh Humolli.Ai tha se rinia e Kosovës sot jeton në një shtet të pavarur dhe demokratik, ndërsa kundërshtoi atë që e cilësoi si aktgjykim të padrejtë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.“Rinia e Kosovës sot jeton e lirë në shtet të pavarur, demokratik e multietnik. Nuk pranojmë asnjë aktgjykim të padrejtë apo dënues ndaj atyre që na mundësuan këtë liri. Nuk ka gjykatë e as vendim që do ta ndryshojë mënyrën sesi rinia e Kosovës i sheh çlirimtarët tanë”, tha ai.Në fund, Humolli iu drejtua ish-pjesëtarëve të UÇK-së me një mesazh të drejtpërdrejtë. “Për ne, ju jeni dhe do të mbeteni gjithmonë çlirimtarë. Sot kërkojmë lirinë tuaj, sepse ju e mundësuat lirinë tonë". ------“Ata luftuan për lirinë tonë”, nis protesta e studentëve në Prishtinë kundër aktgjykimit në HagëKa nisur protesta e studentëve në Prishtinë, në kundërshtim me ak

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

E plotësuar: Në protestën e studentëve në Prishtinë kundër aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë, ka folur edhe studenti Donart Humolli.Humolli tha se brezi i ri, i cili nuk e ka përjetuar luftën e fundit në Kosovë, e kupton rëndësinë e sakrificës së bërë për lirinë e vendit.“Si një student i ri, i një brezi që nuk e ka përjetuar luftën e fundit në Kosovë, ne e kuptojmë që jemi me fat që bëjmë pjesë ndër brezat e parë të këtij kombi që e shijojnë lirinë pa e përjetuar tmerrin e luftës. E kuptojmë qartë që kjo liri nuk do të ishte e mundshme pa sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai. Studenti theksoi edhe rëndësinë e mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.“Nuk do të ishte e mundur as pa mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, në këtë rast SHBA-të. Studentët dhe rinia e Kosovës qëndrojnë të bashkuar me besimin e patundur tek Perëndimi. Ashtu siç nuk lejoi padrejtësinë në vitet 1998-1999, por u bë aleat i UÇK-së për të sjellë lirinë, ashtu besojmë se do të mbetet aleat edhe sot, duke mos lejuar asnjë padrejtësi ndaj vetë aleatit të tij, luftëtarëve të UÇK-së”, u shpreh Humolli.Ai tha se rinia e Kosovës sot jeton në një shtet të pavarur dhe demokratik, ndërsa kundërshtoi atë që e cilësoi si aktgjykim të padrejtë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.“Rinia e Kosovës sot jeton e lirë në shtet të pavarur, demokratik e multietnik. Nuk pranojmë asnjë aktgjykim të padrejtë apo dënues ndaj atyre që na mundësuan këtë liri. Nuk ka gjykatë e as vendim që do ta ndryshojë mënyrën sesi rinia e Kosovës i sheh çlirimtarët tanë”, tha ai.Në fund, Humolli iu drejtua ish-pjesëtarëve të UÇK-së me një mesazh të drejtpërdrejtë. “Për ne, ju jeni dhe do të mbeteni gjithmonë çlirimtarë. Sot kërkojmë lirinë tuaj, sepse ju e mundësuat lirinë tonë". ------“Ata luftuan për lirinë tonë”, nis protesta e studentëve në Prishtinë kundër aktgjykimit në HagëKa nisur protesta e studentëve në Prishtinë, në kundërshtim me ak

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…