Shërbimi korrektues i kosovësParandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
1 min čitanja
Shërbimi korrektues i kosovës
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e mjeteve dhe materialeve të palejuara në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.Sipas njoftimit, kontrollet janë realizuar në bazë të informatave të siguruara nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese dhe Sektori i Sigurisë, me qëllim identifikimin dhe parandalimin e kontrabandës.Kontrollet janë kryer nga zyrtarët e sigurisë së qendrës dhe kanë përfshirë hapësirat e brendshme, si dhe perimetrin e institucionit.Gjatë kontrollit, zyrtarët kanë gjetur një telefon të vogël (“mini”) së bashku me kabllon e mbushjes, si dhe një substancë të dyshuar si lëndë narkotike.Sipas SHKK-së, të gjitha sendet e gjetura janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedim të mëtejshëm.Shërbimi Korrektues i Kosovës ka thënë se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe masa parandaluese, me qëllim ruajtjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së kontrabandës në institucionet korrektuese. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.