PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Mali sharrGjendet i vdekur një bjeshkatar në Malin Sharr
2 min čitanja
Mali sharr

Gjendet i vdekur një bjeshkatar në Malin Sharr

Reakcije čitalacaUčitavamo…

SPB Tetovë ka dalë me detaje në lidhje me vdekjen e alpinistit 74-vjeçar, i cili u gjet pa shenja jete në një lartësi mbidetare prej rreth 2500 metra në vendin e quajtur "Maja e Zezë". Nga SPB thonë se është konfirmuar identiteti i viktimës dhe se është konstatuar se bëhet fjalë për vdekje natyrore."Më 20.09.2026 në orën 14:37 në SPB Tetovë, një grup alpinistësh kanë raportuar se në një shteg këmbësorësh në një lartësi mbidetare prej rreth 2500 metrash, në vendin e quajtur „Maja e Zezë“, kanë vërejtur trupin e një personi të moshuar pa shenja jete. Sipas raportimit, bëhet fjalë për A.S.(74) nga fshati Xhepçisht, identiteti i të cilit është konfirmuar nga M.J., i cili më parë kishte ecur me të"."Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik kujdestar nga PTHP Tetovë. Për shkak të terrenit të papërshtatshëm, për nxjerrjen e trupit me helikopter janë angazhuar ekipe nga Njësia Speciale Antiteroriste „Tigri“ dhe Njësia për Detyra Policore pranë Departamentit të Njësive Avio të MPB-së, të cilët kanë nxjerrë trupin e të ndjerit dhe e kanë transferuar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore pranë Spitalit Klinik të Tetovës"."Pas ekzaminimeve të kryera është konstatuar se bëhet fjalë për vdekje natyrore dhe trupi i të ndjerit me urdhër të prokurorit publik u është dorëzuar familjarëve për varrim", thonë nga SPB./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

SPB Tetovë ka dalë me detaje në lidhje me vdekjen e alpinistit 74-vjeçar, i cili u gjet pa shenja jete në një lartësi mbidetare prej rreth 2500 metra në vendin e quajtur "Maja e Zezë". Nga SPB thonë se është konfirmuar identiteti i viktimës dhe se është konstatuar se bëhet fjalë për vdekje natyrore."Më 20.09.2026 në orën 14:37 në SPB Tetovë, një grup alpinistësh kanë raportuar se në një shteg këmbësorësh në një lartësi mbidetare prej rreth 2500 metrash, në vendin e quajtur „Maja e Zezë“, kanë vërejtur trupin e një personi të moshuar pa shenja jete. Sipas raportimit, bëhet fjalë për A.S.(74) nga fshati Xhepçisht, identiteti i të cilit është konfirmuar nga M.J., i cili më parë kishte ecur me të"."Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik kujdestar nga PTHP Tetovë. Për shkak të terrenit të papërshtatshëm, për nxjerrjen e trupit me helikopter janë angazhuar ekipe nga Njësia Speciale Antiteroriste „Tigri“ dhe Njësia për Detyra Policore pranë Departamentit të Njësive Avio të MPB-së, të cilët kanë nxjerrë trupin e të ndjerit dhe e kanë transferuar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore pranë Spitalit Klinik të Tetovës"."Pas ekzaminimeve të kryera është konstatuar se bëhet fjalë për vdekje natyrore dhe trupi i të ndjerit me urdhër të prokurorit publik u është dorëzuar familjarëve për varrim", thonë nga SPB./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…