PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gjykata specialeOrganizatori i protestave, Çlirim Haziri: Deputetët duhet të reagojnë, nuk presim deri në pafundësi
2 min čitanja
Gjykata speciale

Organizatori i protestave, Çlirim Haziri: Deputetët duhet të reagojnë, nuk presim deri në pafundësi

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Organizatori i protestave kundër vendimit të Gjykatës Speciale, Çlirim Haziri, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të reagojnë dhe të angazhohen për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.Ai ka paralajmëruar se, nëse nuk ka reagim, protestuesit mund të ndërmarrin veprime të tjera.Në një intervistë për emisionin RADAR në Radio Dukagjini, Haziri ka thënë se protestuesit nuk do të presin pafundësisht për reagimin e deputetëve.“Sot po presim a po reagon dikush prej deputetëve të Kuvendit të këtij vendi, por nuk do të presim deri në pafundësi. Ne, përveç kërkesës tonë paqësore, nëse do të ketë nevojë, duhet të shkojmë në Kuvend, duhet t’i ftojmë deputetët. Ndoshta nuk janë duke na parë, e disa do të na shohin më vonë. Por, çkado që është e nevojshme të bëhet për historinë tonë kombëtare, për UÇK-në, rinia e Kosovës dhe ata njerëz që po i shohim çdo natë, janë të gatshëm të bëjnë për UÇK-në”, ka thënë Haziri.Ai ka theksuar se protestuesit po demonstrojnë në mënyrë dinjitoze dhe se e kanë për obligim të ruajnë vendin dhe institucionet, por ka shtuar se këto institucione nuk mund të konsiderohen të tyre nëse nuk e trajtojnë historinë kombëtare.“Jemi njerëz që po protestojmë dinjitetshëm dhe e kemi obligim ta ruajmë vendin dhe institucionet, por ato nuk mund të jenë tonat nëse nuk e trajtojnë historinë tonë kombëtare. Deputetët kanë nevojë të reflektojnë dhe besoj që kanë për të reflektuar”, ka deklaruar ai.Haziri ka thënë se pret reagim nga deputetët shqiptarë të Kuvendit, duke e cilësuar UÇK-në si çështje që i përket të gjithë deputetëve shqiptarë, përveç Listës Serbe.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Organizatori i protestave kundër vendimit të Gjykatës Speciale, Çlirim Haziri, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të reagojnë dhe të angazhohen për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.Ai ka paralajmëruar se, nëse nuk ka reagim, protestuesit mund të ndërmarrin veprime të tjera.Në një intervistë për emisionin RADAR në Radio Dukagjini, Haziri ka thënë se protestuesit nuk do të presin pafundësisht për reagimin e deputetëve.“Sot po presim a po reagon dikush prej deputetëve të Kuvendit të këtij vendi, por nuk do të presim deri në pafundësi. Ne, përveç kërkesës tonë paqësore, nëse do të ketë nevojë, duhet të shkojmë në Kuvend, duhet t’i ftojmë deputetët. Ndoshta nuk janë duke na parë, e disa do të na shohin më vonë. Por, çkado që është e nevojshme të bëhet për historinë tonë kombëtare, për UÇK-në, rinia e Kosovës dhe ata njerëz që po i shohim çdo natë, janë të gatshëm të bëjnë për UÇK-në”, ka thënë Haziri.Ai ka theksuar se protestuesit po demonstrojnë në mënyrë dinjitoze dhe se e kanë për obligim të ruajnë vendin dhe institucionet, por ka shtuar se këto institucione nuk mund të konsiderohen të tyre nëse nuk e trajtojnë historinë kombëtare.“Jemi njerëz që po protestojmë dinjitetshëm dhe e kemi obligim ta ruajmë vendin dhe institucionet, por ato nuk mund të jenë tonat nëse nuk e trajtojnë historinë tonë kombëtare. Deputetët kanë nevojë të reflektojnë dhe besoj që kanë për të reflektuar”, ka deklaruar ai.Haziri ka thënë se pret reagim nga deputetët shqiptarë të Kuvendit, duke e cilësuar UÇK-në si çështje që i përket të gjithë deputetëve shqiptarë, përveç Listës Serbe.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…