PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gjykata specialePDK-ja procedon në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
2 min čitanja
Gjykata speciale

PDK-ja procedon në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar në një konferencë të jashtëzakonshme se Grupi Parlamentar i PDK-së ka proceduar në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.“Siç e dimë ditë e fundit Kosova po kalon momente të rënda. Në Prishtinë por edhe në vende të ndryshme qytetarët po mblidhen dhe po reagojnë ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara. Një nga thirrjet që është dëgjuar më së shumti ka qenë “jo në emrin tim””, ka thënë Hamza.Hamza ka theksuar se ky reagim I qytetarëve nuk mund të injorohet dhe se Kuvendi i Kosovës nuk mund të sillet sikurse kjo çështje nuk e prek Republikën e Kosovës.“Kjo gjykatë nuk na është imponuar nga një rezolutë e Këshillit të OKB-së, është krijuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”,u shpreh Hamza.Ai shtoi se kjo gjykatë u bë me bindjen se kjo do të ishte gjykatë e pavarur, e paanshme dhe e drejtë.“Në aktakuzat publike të Dhomave të Specializuara nuk është ngritur një rast lidhur me pretendimet e raportit të Dick Martyt”, ka deklaruar Hamza. Kjo nismë ligjore vjen pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, aktgjykim që Partia Demokratike e Kosovës e ka kundërshtuar publikisht dhe e ka cilësuar si të padrejtë dhe të papranueshëm. Pas këtij vendimi, PDK ka paralajmëruar se, krahas hapave të tjerë demokratikë dhe institucionalë, do të ndërmarrë edhe veprime konkrete ligjore në Kuvendin e Republikës së Kosovës. “Projektligji i dorëzuar sot synon ndryshimin dhe plotësimin e kornizës ligjore mbi të cilën funksionojnë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Amendamentin nr. 24 të Kushtetutës, marrëveshjet ndërkombëtare përkatëse dhe Aktgjykimin KO26/15 të Gjykatës Kushtetuese”, tha kreu i PDK-së.Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës konsideron se çdo institucion i themeluar me ligjet

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar në një konferencë të jashtëzakonshme se Grupi Parlamentar i PDK-së ka proceduar në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.“Siç e dimë ditë e fundit Kosova po kalon momente të rënda. Në Prishtinë por edhe në vende të ndryshme qytetarët po mblidhen dhe po reagojnë ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara. Një nga thirrjet që është dëgjuar më së shumti ka qenë “jo në emrin tim””, ka thënë Hamza.Hamza ka theksuar se ky reagim I qytetarëve nuk mund të injorohet dhe se Kuvendi i Kosovës nuk mund të sillet sikurse kjo çështje nuk e prek Republikën e Kosovës.“Kjo gjykatë nuk na është imponuar nga një rezolutë e Këshillit të OKB-së, është krijuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”,u shpreh Hamza.Ai shtoi se kjo gjykatë u bë me bindjen se kjo do të ishte gjykatë e pavarur, e paanshme dhe e drejtë.“Në aktakuzat publike të Dhomave të Specializuara nuk është ngritur një rast lidhur me pretendimet e raportit të Dick Martyt”, ka deklaruar Hamza. Kjo nismë ligjore vjen pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, aktgjykim që Partia Demokratike e Kosovës e ka kundërshtuar publikisht dhe e ka cilësuar si të padrejtë dhe të papranueshëm. Pas këtij vendimi, PDK ka paralajmëruar se, krahas hapave të tjerë demokratikë dhe institucionalë, do të ndërmarrë edhe veprime konkrete ligjore në Kuvendin e Republikës së Kosovës. “Projektligji i dorëzuar sot synon ndryshimin dhe plotësimin e kornizës ligjore mbi të cilën funksionojnë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Amendamentin nr. 24 të Kushtetutës, marrëveshjet ndërkombëtare përkatëse dhe Aktgjykimin KO26/15 të Gjykatës Kushtetuese”, tha kreu i PDK-së.Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës konsideron se çdo institucion i themeluar me ligjet

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…