Sunderland“Kam kaluar edhe më keq”: Xhaka reagon pas akuzave që tronditën Zvicrën
1 min čitanja
Sunderland
“Kam kaluar edhe më keq”: Xhaka reagon pas akuzave që tronditën Zvicrën
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Granit Xhaka është përballur me pyetje të shumta pas raportimeve se ndaj tij është hapur një hetim nga Prokuroria e Luzernit për dyshimin se ka siguruar certifikatë të falsifikuar të COVID-19.Sipas “Blick”, Xhaka pritet të merret në pyetje në fillim të tetorit, ndërsa ai i ka mohuar akuzat.Kapiteni i Zvicrës foli për herë të parë për këtë çështje pas humbjes së Sunderlandit 5-3 ndaj Manchester Cityt, ku luajti gjatë gjithë ndeshjes.Në një prononcim për “NZZ”, Xhaka u tregua i shkurtër: “Për këtë nuk kam koment. Sot luajta futboll dhe për momentin kjo është ajo që ka rëndësi për mua”. Kur u pyet nëse kjo çështje po e ndikon, ai u përgjigj: “Aspak, kam kaluar edhe më keq”.Edhe trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, nuk pranoi të komentonte për hetimin ndaj Xhakës.“Nuk është fusha ime e ekspertizës. Fusha ime është futbolli. Dhe sa i përket futbollit, ai është shumë i mirë”.Tani Xhaka do t’i bashkohet Kombëtares së Zvicrës gjatë pushimit ndërkombëtar. Sipas “Blick”, ai pritet të merret në pyetje nga autoritetet e Luzernit në fillim të tetorit./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.