Travis kelce“Ky është burri im”, Taylor Swift tregon unazën teksa Travis Kelce shënon për Chiefs
2 min čitanja
Travis kelce
“Ky është burri im”, Taylor Swift tregon unazën teksa Travis Kelce shënon për Chiefs
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Taylor Swift u shfaq e emocionuar në tribunat e stadiumit Arrowhead, teksa festoi touchdown-in e bashkëshortit të saj, Travis Kelce, në ndeshjen e Kansas City Chiefs kundër Indianapolis Colts.Këngëtarja ishte në stadium së bashku me prindërit e saj, Scott dhe Andrea Swift, si dhe me vjehrrën Donna Kelce. Në momentin kur Kelce shënoi, kamerat fokusuan Swift duke festuar dhe duke treguar me gisht unazën e saj të martesës, e cila sipas raportimeve vlen rreth 1 milion dollarë. Ajo dëgjohet duke thënë me entuziazëm: “Ky është burri im”, shkruan DailyMail. Kelce pati një paraqitje të mirë në fitoren 33-30 të Chiefs ndaj Colts në kohën shtesë. Ai regjistroi nëntë kapje për 101 jardë dhe një touchdown, duke ndihmuar ekipin e tij të siguronte fitoren.Swift kishte zgjedhur të ishte në stadium në vend që të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Emmy. Një natë më parë, ajo dhe Kelce kishin marrë pjesë në festën e ditëlindjes së 31-të të Patrick Mahomes në restorantin e tij 1587 Prime.Ndërkohë, Kelce është përmendur së fundmi si një nga viktimat e një skeme Ponzi prej më shumë se 35 milionë dollarësh (afërsisht 30.5 milionë euro). Sipas autoriteteve, ai nuk akuzohet për asnjë shkelje dhe konsiderohet viktimë e mashtrimit, ndërsa ende nuk është bërë e ditur shuma që ka humbur. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.