Lionel richieLionel Richie shfaqet i buzëqeshur në daljen e parë pas shtrimit në spital
1 min čitanja
Lionel richie
Lionel Richie shfaqet i buzëqeshur në daljen e parë pas shtrimit në spital
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Lionel Richie është parë për herë të parë në publik që prej daljes nga spitali, teksa të shtunën mbrëma u shfaq në Beverly Hills për një darkë në restorantin e njohur Mr. Chow.Këngëtari 77-vjeçar dukej në humor të mirë dhe, teksa largohej nga restoranti, u bëri me shenjë njerëzve përreth me dy gishtat e mëdhenj lart. Në dalje ai shoqërohej nga partnerja e tij, Lisa Parigi, ndërsa ishte veshur me xhaketë dhe pantallona blu të errët, të kombinuara me atlete të bardha, shkruan DailyMail. Dalja e tij vjen disa javë pasi u shtrua në spital pas një koncerti në St. Louis, Missouri. Gjatë qëndrimit në spital, Richie iu nënshtrua disa kontrolleve për probleme të mundshme kardiake.Para shtrimit, gjatë performancës së këngës All Night Long, Richie u pa duke pasur vështirësi në frymëmarrje dhe qëndroi i ulur në një stol pianoje për pjesën më të madhe të këngës. Megjithatë, ai vazhdoi performancën deri në fund.Dalja e fundit në Beverly Hills duket se ka qetësuar fansat, pasi këngëtari u shfaq i buzëqeshur dhe në gjendje të mirë gjatë darkës. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.