Atletico madrid“Na shkatërruan, gjyqtar frikacak”, yjet e Real Madridit ‘shpërthejnë’ në akuza pas humbjes nga Atletico
1 min čitanja
Atletico madrid
“Na shkatërruan, gjyqtar frikacak”, yjet e Real Madridit ‘shpërthejnë’ në akuza pas humbjes nga Atletico
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Futbollistët e Real Madridit kanë shpërthyer me kritika të ashpra ndaj gjyqtarit në dhomat e zhveshjes së stadiumit “Metropolitano”, pas përfundimit të derbit të Madridit.Sipas informacioneve të publikuara nga “Diario AS”, atmosfera në korridoret e brendshme të stadiumit ishte tejet e tensionuar, me lojtarët e Real Madridit të revoltuar pas vendimeve të gjyqtarit gjatë ndeshjes.Sipas të njëjtit medium, në ambientet e stadiumit janë dëgjuar lojtarët madrilenë duke bërtitur fraza të ashpra, përfshirë: “Na kanë bërë copë” dhe “Kanë vendosur një frikacak si gjyqtar”. Këto reagime pasqyruan zemërimin e madh të skuadrës së Real Madridit, e cila beson se disa prej vendimeve të gjyqtarit ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes.Derbi përfundoi me fitoren 2-1 të Atletico Madridit, sfidë ku kishte shumë gjykime të diskutueshme, me “Los Blancos” që pastaj mbeten me një lojtar më pak kur Dean Huijsen u ndëshkua direkt me karton të kuq.Përndryshe, Real Madridi tashmë është gjashtë pikë mbrapa Barcelonës, klub që po kalon një sezon të jashtëzakonshëm, ku kanë regjistruar shtatë fitore në shtatë paraqitje./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.