Video“Ta kisha ditur më herët, do të investoja më shumë” – Ajredini tregon si ndryshoi perceptimi i investitorit zviceran për Kosovën
2 min čitanja
Video
“Ta kisha ditur më herët, do të investoja më shumë” – Ajredini tregon si ndryshoi perceptimi i investitorit zviceran për Kosovën
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Zëvendëspresidenti i Odës Ekonomike Zvicër–Kosovë, Butrint Ajredini, ka thënë se investitorët zviceranë shpesh krijojnë një perceptim tjetër për Kosovën pasi e vizitojnë vendin dhe njihen nga afër me mundësitë për të bërë biznes.Në “Përballje Podcast”, me kryeredaktorin e Telegrafit, Ajredini tregoi për rastin e një investitori zviceran, të cilin e kishin bindur të investonte në sektorin e patundshmërive në Kosovë. - YouTube www.youtube.com Sipas tij, investitori kishte përvojë në disa vende të botës, por ishte befasuar pozitivisht nga kushtet dhe mënyra e zhvillimit të projekteve në Kosovë.“E kemi bindur një investitor zviceran të vijë dhe të investojë në Kosovë. Ai ka investuar në shumë vende të botës dhe shpesh më thotë: ‘Sikur ta kisha ditur më herët, do të kisha investuar më shumë në Kosovë, sepse këtu gjërat ecin më shpejt dhe më lehtë’”, deklaroi Ajredini, shkruan Telegrafi. Nga remitencat te investimet, Ajredini: EFTA hap një kapitull të ri ekonomik mes Kosovës dhe Zvicrës Ai tha se një nga sfidat kryesore mbetet perceptimi që investitorët e huaj kanë për Kosovën, veçanërisht në aspektin e sigurisë.Ajredini vlerësoi se ky perceptim nuk përputhet me realitetin, duke e cilësuar Kosovën si një ndër vendet më të sigurta.Sipas tij, kontakti i drejtpërdrejtë me vendin, institucionet dhe komunitetin e biznesit ndihmon në ndryshimin e këtij perceptimi dhe në rritjen e interesimit për investime.“Kur një zviceran vjen në Kosovë, befasohet për të mirë. Ka shumë kureshtje dhe interes për mundësitë që ofron Kosova”, u shpreh Ajredini. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi) Ai theksoi se roli i Odës Ekonomike Zvicër–Kosovë është t’u ofrojë investitorëve informacion dhe mbështetje rreth procedurave ligjore, hapjes së kompanive, sistemit tatimor dhe mundësive konkrete për investim.“Ideja jonë është të krijojmë besim për investime në Kosovë, përmes këshillave dhe informimit ligjor: si hapet një kompani, si funksionojnë tatimet dhe cilët janë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.