Albin kurtiKurti me kongresistin amerikan për vendimin e Speciales: Ka pasaktësi dhe gabime ligjore, duhet korrigjuar në Apel
2 min čitanja
Albin kurti
Kurti me kongresistin amerikan për vendimin e Speciales: Ka pasaktësi dhe gabime ligjore, duhet korrigjuar në Apel
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me kongresistin amerikan Mike Lawle.Gjatë takimit me Lawle, Kurti ka diskutuar për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se vendimi përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime ligjore.Ai theksoi se pretendimet për trafikim organesh, të përfshira në raportin e Dick Marty-t, nuk u përfshinë në aktakuzë nga Prokuroria.“Vendimi injoroi pretendimet fyese dhe të pabesueshme për trafikimin e organeve të raportit të Dick Marty-t, të cilat ishin aq të pabesueshme sa që nuk u ngarkuan as nga Prokuroria”, tha Kurti.Sipas tij, Gjykata Speciale gjithashtu ka rrëzuar akuzat për krime kundër njerëzimit.“Ajo gjithashtu hodhi poshtë kategorikisht pretendimet e Prokurorisë për krime kundër njerëzimit”, u shpreh Kurti.Megjithatë, Kurti vlerësoi se gjetjet e tjera të aktgjykimit duhet të kundërshtohen në procedurën e Apelit.“Gjetjet e mbetura, megjithatë, u bazuan në pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime ligjore. Ne presim që këto të korrigjohen plotësisht në apel”, deklaroi ai.Aktgjykimi i shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së mund të ankimohet dhe procesi gjyqësor vazhdon në procedurat e apelit.Në takimin me Lawler, Kurti ka diskutuar edhe për marrëdhëniet Kosovë-SHBA, investimet dhe situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në takim ka marrë pjesë edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi./Telegrafi/Ahead of UNGA81 High-Level Week in New York, I met with Congressman @RepMikeLawler to discuss Kosova-U.S. relations, investment, and the situation of Albanians in the Presheva Valley. I asked for his support in addressing the passivization of Albanian addresses in Serbia, which… pic.twitter.com/wyINtYECFJ — Albin Kurti (@albinkurti) September 21, 2026
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.