GrenlandaTrump thotë se SHBA-ja do të ketë "kontroll të përhershëm" mbi sigurinë e Grenlandës: A është vërtet kështu?
2 min čitanja
Grenlanda
Trump thotë se SHBA-ja do të ketë "kontroll të përhershëm" mbi sigurinë e Grenlandës: A është vërtet kështu?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pretendon se SHBA-ja ka arritur një marrëveshje me Danimarkën që i jep asaj "kontroll të përhershëm" mbi sigurinë e Grenlandës "dhe të gjitha nevojat e tjera".Ky njoftim vjen më shumë se një vit pasi presidenti amerikan kërcënoi se do ta merrte nën kontroll territorin autonom të Arktikut, i cili është pjesë e Danimarkës. Ato kërcënime shkaktuan trazira në aleancën e sigurisë së NATO-s, pjesë e së cilës janë Uashingtoni dhe Kopenhaga.Sipas Danimarkës, marrëveshja pritet të nënshkruhet gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, javën e ardhshme. Kopenhaga ka theksuar se ruan sovranitetin mbi Grenlandën dhe se kjo marrëveshje do të duhet ende të ratifikohet në parlamentet e Danimarkës dhe të Grenlandës.Ja çfarë dimë për marrëveshjen dhe çfarë mund të nënkuptojë ajo për SHBA-në dhe Grenlandën:Çfarë përmban marrëveshja?Teksti zyrtar ende nuk është publikuar. Por, sipas Trumpit, marrëveshja i jep SHBA-së kontroll të përhershëm mbi sigurinë e Grenlandës dhe "të gjitha nevojat e tjera", pa asnjë kosto për SHBA-në.Marrëveshja u ndalon kundërshtarëve të SHBA-së vendosjen e një pranie ushtarake ose kryerjen e "investimeve të ndjeshme" në Grenlandë pa miratimin e SHBA-së, tha Trump.Një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, i cituar nga BBC-ja, tha se marrëveshja do të thotë se shtetet që nuk janë anëtare të NATO-s nuk do të mund të krijojnë baza në Grenlandë dhe do të pengohen të bëjnë "investime në Grenlandë që mund të kërcënojnë Shtetet e Bashkuara".Zyrtari theksoi se kjo nënkupton që Kina dhe Rusia nuk do të mund të ndërtojnë baza apo të dërgojnë trupa në Grenlandë, si dhe se ato shtete do të pengohen të investojnë "në sektorë të ndjeshëm".Megjithatë, Mikkel Olesen, një studiues i lartë në Institutin Danez për Studime Ndërkombëtare, i tha Al Jazeera-s se ka pak gjasa që kjo të jetë një lëshim i madh, sepse "danezët dhe grenlandezët nuk kanë dashur kurrë që Rusia apo Kina të kenë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.