Foto: TelegrafiIz objave izvora
Vedat Muriqi ishte protagonisti absolut i fitores së thellë të Fenerbahçes ndaj Eyüpsporit, duke shënuar katër gola në triumfin 8-0.Sulmuesi kosovar jo vetëm që udhëhoqi skuadrën drejt një fitoreje historike, por regjistroi edhe disa statistika të veçanta në karrierën e tij.Pokeri i parë në SuperligëKatër golat ndaj Eyüpsporit i dhanë Muriqit pokerin e parë në karrierën e tij në Superligë. Sulmuesi 32-vjeçar kishte shënuar katër gola në një ndeshje edhe më parë, por vetëm në një ndeshje miqësore me Përfaqësuesen e Kosovës, ndaj San Marinos më 1 qershor 2021.Kështu, ndeshja ndaj Eyüpsporit u bë e para në karrierën e tij në një ndeshje zyrtare ku Muriqi realizoi katër herë. Një paraqitje që e vendos atë në një listë të veçantë të sulmuesve të Fenerbahçes në historinë e Superligës turke. I pari te Fenerbahçe që nga Cengiz UnderMuriqi u bë gjithashtu lojtari i parë i Fenerbahçes pas më shumë se dy sezonesh që shënon katër gola në një ndeshje të Superligës. I fundit që e kishte arritur këtë ishte Cengiz Under, i cili realizoi poker ndaj İstanbulsporit në sezonin 2023/24.Tani, pas Cengizit, këtë rekord e ka përsëritur Muriqi, duke u bërë pjesë e një grupi të vogël lojtarësh që kanë shënuar katër herë në një ndeshje të kampionatit me fanellën verdheblu. Gjashtë gola në sezonPokeri ndaj Eyüpsporit e çoi Muriqin në gjashtë gola këtë sezon në Superligë. Sulmuesi kosovar ka shënuar në tri nga katër ndeshjet në të cilat ka qenë titullar, duke konfirmuar formën e tij të jashtëzakonshme në fillim të sezonit.Muriqi kishte nisur nga banka ndeshjen e javës së kaluar ndaj Gaziantepit, ndërsa ndaj Eyüpsporit u rikthye në formacionin bazë dhe pati një paraqitje të jashtëzakonshme. Ai u zëvendësua në minutën e 69-të, duke ia lënë vendin Romelu Lukakut. Me katër golat në një ndeshje zyrtare, Muriqi shkroi një tjetër kapitull në karrierën e tij dhe konfirmoi edhe një herë rëndësinë që ka në sulmin e Fenerbahçes. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.