Skip to comments
Događaj u razvoju
Foto

Protesta në Prishtinë përmes fotografive: Mijëra qytetarë në shesh, flamuj dhe brohoritje “UÇK”

Mijëra qytetarë u mblodhën të dielën mbrëma në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e pestë radhazi të protestës kundër aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Fotografitë nga qendra e kryeqytetit pasqyrojnë atmosferën e protestës, ku pjesëmarrësit mbanin flamuj kombëtarë shqiptarë, flamuj dhe simbole të UÇK-së, si dhe pankarta në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Një nga momentet më të dallueshme të mbrëmjes ishte shpalosja e një flamuri gjigant kuqezi mes protestuesve në shesh.Gjatë tubimit u ndezën edhe flakadanë, ndërsa nga turma u dëgjuan në vazhdimësi brohoritjet “UÇK, UÇK, UÇK”. Atmosfera u shoqërua edhe me këngën “Mora fjalë”.Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së.Protestuesit po kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa organizatorët kanë kërkuar gjithashtu rritjen e mbështetjes financiare nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen juridike të ish-krerëve të UÇK-së.Organizatori Çlirim Haziri paralajmëroi se protestat mund të zgjerohen nëse nuk ndërmerret një iniciativë për ndryshimin e ligjit./Telegrafi.FOTO: Bujar Ahmeti | Radio Dukagjini

Objavljeno · ažurirano 00:06 · 1 min čitanja

Slika uz članak: Protesta në Prishtinë përmes fotografive: Mijëra qytetarë në shesh, flamuj dhe brohoritje “UÇK”Foto: Telegrafi

Iz objave izvora

Mijëra qytetarë u mblodhën të dielën mbrëma në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e pestë radhazi të protestës kundër aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Fotografitë nga qendra e kryeqytetit pasqyrojnë atmosferën e protestës, ku pjesëmarrësit mbanin flamuj kombëtarë shqiptarë, flamuj dhe simbole të UÇK-së, si dhe pankarta në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Një nga momentet më të dallueshme të mbrëmjes ishte shpalosja e një flamuri gjigant kuqezi mes protestuesve në shesh.Gjatë tubimit u ndezën edhe flakadanë, ndërsa nga turma u dëgjuan në vazhdimësi brohoritjet “UÇK, UÇK, UÇK”. Atmosfera u shoqërua edhe me këngën “Mora fjalë”.Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së.Protestuesit po kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa organizatorët kanë kërkuar gjithashtu rritjen e mbështetjes financiare nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen juridike të ish-krerëve të UÇK-së.Organizatori Çlirim Haziri paralajmëroi se protestat mund të zgjerohen nëse nuk ndërmerret një iniciativë për ndryshimin e ligjit./Telegrafi.FOTO: Bujar Ahmeti | Radio Dukagjini

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...