UkrainaZyrtarë evropianë të inteligjencës thonë se fushata ruse mund të intensifikohet "brenda muajve, jo viteve" – por se paniku rrezikon t'i shërbejë Kremlinit
2 min čitanja
Ukraina
Zyrtarë evropianë të inteligjencës thonë se fushata ruse mund të intensifikohet "brenda muajve, jo viteve" – por se paniku rrezikon t'i shërbejë Kremlinit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Zyrtarë të inteligjencës evropiane kanë ngritur mundësinë e një “testi” të afërt të Rusisë ndaj NATO-s, ku njëri prej tyre deklaroi se një sulm i mundshëm mund të ndodhë brenda "muajve, jo viteve".Këto paralajmërime vijnë pasi kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i tha parlamentit se vlerësimet e inteligjencës sugjeronin se Rusia mund të ndërmarrë një sulm me dronë ose raketa ndaj territorit të NATO-s në muajt në vijim, si pjesë e përpjekjeve për të dëshmuar se "Neni 5 është më tepër teorik sesa praktik".Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cilësoi paralajmërimet e Tuskut si "të bazuara dhe të dokumentuara mirë" dhe të premten thirri liderët e partive e kandidatët presidencialë për zgjedhjet e vitit 2027 në një takim urgjent në Paris, ku diskutuan – ndër të tjera – mbi informacionet e inteligjencës për një kërcënim në rritje nga Rusia.Frika për përshkallëzim vjen ndërsa Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mblidhet në Nju Jork dhe në mes të intensifikimit të sulmeve ajrore nga të dyja palët në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Kievi goditi Moskën dhe rajone të tjera ruse me qindra dronë e raketa në orët e para të së dielës, në një nga sulmet e tij më të mëdha ajrore të luftës.Në intervista të ndara për "The Guardian" gjatë javës së kaluar, në vende të ndryshme, drejtues të inteligjencës evropiane diskutuan pikëpamjet e tyre mbi kërcënimin e mundshëm nga Moska.Michal Koudelka, kreu i shërbimit të sigurisë çeke BIS, tha se krahas shtimit të aktivitetit të dronëve, një pushtim në shkallë të vogël i territorit të NATO-s që kufizohet me Rusinë mund të jetë pjesë e planeve të Kremlinit. "Është e mundur. Mund të përfshijë një inkursion të kufizuar, provokime të tipit 'flamur i rremë' apo një fushatë masive ndikimi", tha ai në një intervistë në selinë e agjencisë në Pragë, përcjell Telegrafi.Ai tha se ky skenar mund të realizohet brenda "muajve, jo viteve", por shtoi se "shumë njerëz po bëjnë gjithçka që munden për të siguruar që kjo të mos ndodhë".E zyrtarë nga vendet balti
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.