Skip to comments
Događaj u razvoju
Komuna e junikut

Komuna e Junikut reagon pas incidentit me alpinistët: Personi i përfshirë nuk është banor i komunës

Komuna e Junikut ka reaguar pas raportimeve për një incident në bjeshkët e kësaj komune, ku një grup alpinistësh, gjatë rrugëtimit drejt Gjeravicës, në afërsi të zonës së njohur si “Liqeni i Zemrës”, dyshohet se janë penguar dhe kërcënuar nga një person.Përmes një reagimi publik, Komuna ka shprehur shqetësim për rastin, duke sqaruar se ngjarja e raportuar ka ndodhur brenda territorit administrativ të Junikut, por se personi i përfshirë, sipas informatave të deritanishme, nuk është banor i kësaj komune.“Me qëllim të informimit të drejtë dhe të saktë të opinionit publik, sqarojmë se, ndonëse ngjarja e raportuar ka ndodhur brenda territorit administrativ të Komunës së Junikut, personi i përfshirë, sipas informatave të deritanishme, nuk është banor i Komunës së Junikut”, thuhet në reagim.Komuna u ka bërë thirrje organeve kompetente të rendit që ta trajtojnë rastin dhe t’i sqarojnë rrethanat e incidentit në përputhje me ligjin.Sipas komunës, përgjegjësia për çdo veprim të kundërligjshëm është individuale dhe nuk duhet t’i atribuohet komunitetit apo qytetarëve të Junikut.Në reagim është theksuar gjithashtu rëndësia që ka turizmi malor për zhvillimin ekonomik dhe promovimin e vlerave natyrore të zonës.Komuna ka deklaruar se mikpritja, respekti dhe bashkëjetesa me vizitorët janë pjesë e traditës së Junikut, ndërsa ka ftuar alpinistët dhe dashamirët e natyrës që të vazhdojnë t’i vizitojnë bjeshkët e kësaj komune.“Institucionet lokale mbeten të përkushtuara që çdo vizitor të ndihet i mirëpritur, i respektuar dhe i sigurt gjatë qëndrimit në territorin e komunës sonë”, thuhet në reagim.Në fund, Komuna e Junikut ka theksuar se “Juniku ka qenë dhe mbetet derë e hapur për çdo dashamir të natyrës”.

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Komuna e Junikut reagon pas incidentit me alpinistët: Personi i përfshirë nuk është banor i komunësFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Komuna e Junikut ka reaguar pas raportimeve për një incident në bjeshkët e kësaj komune, ku një grup alpinistësh, gjatë rrugëtimit drejt Gjeravicës, në afërsi të zonës së njohur si “Liqeni i Zemrës”, dyshohet se janë penguar dhe kërcënuar nga një person.Përmes një reagimi publik, Komuna ka shprehur shqetësim për rastin, duke sqaruar se ngjarja e raportuar ka ndodhur brenda territorit administrativ të Junikut, por se personi i përfshirë, sipas informatave të deritanishme, nuk është banor i kësaj komune.“Me qëllim të informimit të drejtë dhe të saktë të opinionit publik, sqarojmë se, ndonëse ngjarja e raportuar ka ndodhur brenda territorit administrativ të Komunës së Junikut, personi i përfshirë, sipas informatave të deritanishme, nuk është banor i Komunës së Junikut”, thuhet në reagim.Komuna u ka bërë thirrje organeve kompetente të rendit që ta trajtojnë rastin dhe t’i sqarojnë rrethanat e incidentit në përputhje me ligjin.Sipas komunës, përgjegjësia për çdo veprim të kundërligjshëm është individuale dhe nuk duhet t’i atribuohet komunitetit apo qytetarëve të Junikut.Në reagim është theksuar gjithashtu rëndësia që ka turizmi malor për zhvillimin ekonomik dhe promovimin e vlerave natyrore të zonës.Komuna ka deklaruar se mikpritja, respekti dhe bashkëjetesa me vizitorët janë pjesë e traditës së Junikut, ndërsa ka ftuar alpinistët dhe dashamirët e natyrës që të vazhdojnë t’i vizitojnë bjeshkët e kësaj komune.“Institucionet lokale mbeten të përkushtuara që çdo vizitor të ndihet i mirëpritur, i respektuar dhe i sigurt gjatë qëndrimit në territorin e komunës sonë”, thuhet në reagim.Në fund, Komuna e Junikut ka theksuar se “Juniku ka qenë dhe mbetet derë e hapur për çdo dashamir të natyrës”.

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...