PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
PërqendrimiE keni të vështirë të përqendroheni? Këta faktorë mund të jenë arsyeja pse fokusi ju ikën kaq shpejt
2 min čitanja
Përqendrimi

E keni të vështirë të përqendroheni? Këta faktorë mund të jenë arsyeja pse fokusi ju ikën kaq shpejt

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Nga mungesa e gjumit dhe stresi te barnat dhe telefoni – disa zakone të përditshme mund ta lodhin vëmendjen më shumë sesa mendojmëEdhe pse disa persona kanë çrregullim të diagnostikuar të deficitit të vëmendjes me hiperaktivitet (ADHD), i cili mund ta vështirësojë fokusimin, në përqendrim ndikojnë edhe shumë faktorë të tjerë.Mes tyre janë mosha, gjendja e përgjithshme shëndetësore, cilësia e gjumit, ambienti ku qëndrojmë dhe gjendja emocionale. Ndikim të madh kanë edhe zakonet e përditshme.Për shembull, konsumimi i tepërt i alkoolit mund t’i ngadalësojë funksionet e trurit, ndërsa fluksi i vazhdueshëm i mesazheve, e-maileve dhe njoftimeve nga telefoni e ngarkon sistemin e vëmendjes.Një nga aftësitë që dobësohet më shpejt kur nuk flemë mjaftueshëm është pikërisht vëmendja e qëndrueshme.Në të njëjtën kohë, stresi emocional ndikon negativisht në korteksin prefrontal, pjesë e trurit që ka rol të rëndësishëm në vëmendje dhe kujtesën e punës. Edhe kryerja e disa detyrave njëkohësisht shpenzon dukshëm më shumë energji mendore sesa fokusimi në një aktivitet të vetëm.Cilat barna mund ta ulin fokusin?Në aftësinë për t’u përqendruar mund të ndikojnë edhe disa barna me recetë ose pa recetë.Mes tyre mund të jenë preparatet për gjumë, alergji, ftohje dhe grip, si edhe disa barna kundër ankthit, krizave epileptike dhe dhimbjeve.Po ashtu, në disa raste fokusin mund ta ndikojnë kortikosteroidet, barnat për zemrën dhe tensionin e gjakut, sedativët, disa antidepresivë, antihistaminikë, si dhe barna për sëmundjen e Parkinsonit ose problemet urinare.Nëse vështirësitë me përqendrimin shfaqen pas fillimit të një terapie të re, nuk duhet ndërprerë vetë mjekimi. Është më mirë të diskutohet me mjekun ose farmacistin, trasnmeton Telegrafi. Kur duhet kërkuar ndihmë mjekësore?Çdo person funksionon ndryshe dhe për disa është natyrshëm më e vështirë të ruajnë vëmendjen për një kohë të gjatë.Megjithatë, këshillohet konsultë mjekësore nëse vëreni ndryshime të reja ose të papritura në aftësinë për t

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Nga mungesa e gjumit dhe stresi te barnat dhe telefoni – disa zakone të përditshme mund ta lodhin vëmendjen më shumë sesa mendojmëEdhe pse disa persona kanë çrregullim të diagnostikuar të deficitit të vëmendjes me hiperaktivitet (ADHD), i cili mund ta vështirësojë fokusimin, në përqendrim ndikojnë edhe shumë faktorë të tjerë.Mes tyre janë mosha, gjendja e përgjithshme shëndetësore, cilësia e gjumit, ambienti ku qëndrojmë dhe gjendja emocionale. Ndikim të madh kanë edhe zakonet e përditshme.Për shembull, konsumimi i tepërt i alkoolit mund t’i ngadalësojë funksionet e trurit, ndërsa fluksi i vazhdueshëm i mesazheve, e-maileve dhe njoftimeve nga telefoni e ngarkon sistemin e vëmendjes.Një nga aftësitë që dobësohet më shpejt kur nuk flemë mjaftueshëm është pikërisht vëmendja e qëndrueshme.Në të njëjtën kohë, stresi emocional ndikon negativisht në korteksin prefrontal, pjesë e trurit që ka rol të rëndësishëm në vëmendje dhe kujtesën e punës. Edhe kryerja e disa detyrave njëkohësisht shpenzon dukshëm më shumë energji mendore sesa fokusimi në një aktivitet të vetëm.Cilat barna mund ta ulin fokusin?Në aftësinë për t’u përqendruar mund të ndikojnë edhe disa barna me recetë ose pa recetë.Mes tyre mund të jenë preparatet për gjumë, alergji, ftohje dhe grip, si edhe disa barna kundër ankthit, krizave epileptike dhe dhimbjeve.Po ashtu, në disa raste fokusin mund ta ndikojnë kortikosteroidet, barnat për zemrën dhe tensionin e gjakut, sedativët, disa antidepresivë, antihistaminikë, si dhe barna për sëmundjen e Parkinsonit ose problemet urinare.Nëse vështirësitë me përqendrimin shfaqen pas fillimit të një terapie të re, nuk duhet ndërprerë vetë mjekimi. Është më mirë të diskutohet me mjekun ose farmacistin, trasnmeton Telegrafi. Kur duhet kërkuar ndihmë mjekësore?Çdo person funksionon ndryshe dhe për disa është natyrshëm më e vështirë të ruajnë vëmendjen për një kohë të gjatë.Megjithatë, këshillohet konsultë mjekësore nëse vëreni ndryshime të reja ose të papritura në aftësinë për t

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…