Skip to comments
Događaj u razvoju
Kf dukagjini

Drita triumfon në Klinë, Dukagjini ndalet nga shtylla në fund

Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Dukagjinit, duke triumfuar 2-1 në stadiumin “13 Qershori” në Klinë, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës.Skuadra gjilanase e nisi më mirë ndeshjen dhe pas disa aksioneve të mira arriti ta zhbllokojë rezultatin në minutën e 34-t. Liridon Balaj asistoi për Blerim Krasniqin, i cili u tregua i saktë përballë portierit dhe shënoi për 1-0.Dukagjini tentoi të reagonte deri në fund të pjesës së parë, por pavarësisht përpjekjeve të klinasve, Drita arriti ta ruajë epërsinë dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 0-1. Edhe fillimi i pjesës së dytë i takoi Dritës, e cila arriti ta dyfishojë epërsinë. Pas një tollovie në zonën e vendasve, Besnik Krasniqi u gjend më së miri dhe nga afërsia, me qetësi, e dërgoi topin në rrjetë për 2-0.Megjithatë, Dukagjini nuk u dorëzua dhe në minutat në vazhdim arriti ta hapë sërish ndeshjen. Dienit Isufi realizoi për 2-1, duke rikthyer shpresat e vendasve për të marrë të paktën një pikë. Klinasit vazhduan të kërkonin golin e barazimit dhe në fund iu afruan shumë. Në kohën shtesë, Dukagjini pati një mundësi të artë për 2-2, por goditja u ndal nga shtylla, duke i mohuar vendasve një rikthim të mundshëm.Drita e menaxhoi epërsinë deri në vërshëllimën e fundit dhe mori tri pikë të rëndësishme nga ky udhëtim. Me këtë fitore, Drita ngjitet në 11 pikë, ndërsa Dukagjini mbetet në vendin e tretë me 12 pikë. /Telegrafi/ Standings provided by Sofascore

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Drita triumfon në Klinë, Dukagjini ndalet nga shtylla në fundFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...