Kf drenicaDrenica shkëlqen nën reflektorë, stadiumi “Bajram Aliu” feston me fitore spektakolare ndaj Llapit
2 min čitanja
Kf drenica
Drenica shkëlqen nën reflektorë, stadiumi “Bajram Aliu” feston me fitore spektakolare ndaj Llapit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Drenica ka shënuar fitore bindëse në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës, duke mposhtur Llapin me rezultat të thellë 4-0 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.Kjo ndeshje kishte një veçanti të rëndësishme për stadiumin “Bajram Aliu”, pasi për herë të parë një ndeshje u zhvillua nën reflektorë. Përballja tërhoqi edhe një numër të madh shikuesish në tribuna, duke krijuar një atmosferë të veçantë në Skenderaj.Drenica e nisi ndeshjen më mirë dhe e gjeti golin e epërsisë në minutën e 14-të. Gjergji Kote ishte ai që realizoi për 1-0, duke i dhënë skuadrës vendase avantazhin e parë në këtë takim.Drenica vazhdoi të ishte më e rrezikshme dhe para përfundimit të pjesës së parë e dyfishoi epërsinë. Në minutën e 41-të, Adrian Durmishaj shënoi për 2-0, ndërsa vetëm tri minuta më vonë, Kote realizoi edhe golin e dytë personal për 3-0. Me epërsi të trefishtë, Drenica shkoi në pushim dhe e kishte shumë më të lehtë menaxhimin e pjesës së dytë. Llapi tentoi të reagonte, por nuk arriti ta ndryshonte rrjedhën e takimit.Goli i katërt dhe i fundit i ndeshjes u shënua në minutën e 70-të. Agim Zeka realizoi për 4-0, duke vulosur një mbrëmje të jashtëzakonshme për Drenicën në “Bajram Aliu”.Kjo ishte një fitore e rëndësishme për Drenicën, që ka tash 9 pikë, ndërsa Llapi mbetet vetëm me 3 pikë pas shtatë xhirove. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.