Rëndësia e dioksidit të squfurit (SO₂), ndikimi i përbërjeve reduktuese dhe kujdesi gjatë trajtimit të verësRexhep Kryeziu Ekspert i vreshtarisë dhe verarisëKemi shtjelluar disa herë përdorimin e dioksidit të squfurit (SO₂) në verë, efektin dhe rëndësinë e tij. Në varësi të vlerës së pH-së dhe përbërjes së verës, SO₂ luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e saj kundër mikroorganizmave dhe proceseve të padëshirueshme të oksidimit.Prandaj, çdo verëtar profesionist përpiqet që, në kohën e mbushjes së verës në shishe, përmbajtja e SO₂-së së lirë të jetë e mjaftueshme për të siguruar mbrojtjen e nevojshme të verës gjatë ruajtjes.Megjithatë, përcaktimi i SO₂-së kërkon kujdes të veçantë, sepse disa metoda analitike mund të ndikohen nga prania e përbërjeve të tjera që kanë veti reduktuese.Çfarë janë reduktorët?Në kiminë e verës, termi reduktorë përdoret për përbërje që mund të marrin pjesë në reaksione reduktimi, duke vepruar si agjentë reduktues. Disa prej tyre mund të ndërhyjnë në metodat e zakonshme të përcaktimit të SO₂-së dhe të ndikojnë në rezultatin analitik.Në këtë kontekst, duhet bërë dallimi ndërmjet SO₂-së dhe përbërjeve të tjera reduktuese. Ato nuk janë e njëjta substancë dhe nuk kanë domosdoshmërisht të njëjtin efekt në verë.Sipas literaturës së përmendur nga Tanner, H. dhe Sandoz, M. (1972), si dhe Schmitt, A. (1983), prania e këtyre përbërjeve duhet të merret parasysh gjatë interpretimit të rezultateve laboratorike.Është e rëndësishme të kuptohet se termi reduktim në kimi nënkupton një proces të kundërt me oksidimin. Megjithatë, prania e përbërjeve reduktuese nuk do të thotë automatikisht se vera është e mbrojtur nga oksidimi apo se përmbajtja e saj e SO₂-së është e mjaftueshme.Pse duhet të kemi kujdes me rezultatet laboratorike?Në disa metoda të përcaktimit të SO₂-së, përbërës të tjerë të verës mund të reagojnë me reagentët analitikë dhe të ndikojnë në rezultatin e matjes.Për këtë arsye, verëtari duhet të dallojë përmbajtjen reale të SO₂-së së lirë dhe asa
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.