Dhuna në familjeMijëra denoncime dhe dhjetëra viktima, dhuna në familje vazhdon të tronditë Maqedoninë e Veriut
2 min čitanja
Dhuna në familje
Mijëra denoncime dhe dhjetëra viktima, dhuna në familje vazhdon të tronditë Maqedoninë e Veriut
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Buletinet e policisë çdo ditë janë të mbushura me raste të dhunës në familje. Në 5 muajt e parë të këtij viti është rritur numri i denoncimeve.“Shtatë persona arrestohen për dhunë në familje brenda 24 orëve” “U përpoq t’i vinte flakën shtëpisë – kërcënoi gruan dhe vajzën.” “1.70 promilë alkool në gjak – sulmoi gruan.” “E përplasi derën me veturë, theu dritaren dhe sulmoi bashkëshorten.”Këto tituj janë vetëm disa nga mijëra raste të denoncuara për dhunë në familje. Në shumë prej tyre, si një nga faktorët që i paraprin dhunës përmendet edhe konsumimi i alkoolit. Por pas çdo titulli dhe çdo statistike qëndron një familje, një grua, një fëmijë dhe shpesh një viktimë që prej kohësh jeton nën frikën e dhunës.Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit, janë regjistruar 768 vepra penale të lidhura me dhunën në familje, që paraqet rritje prej 67 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Arsyet e numrit të shtuar sipas Elena Dimushevska, nga Rrjeti Kombëtar për Parandalimin dhe Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje është pikërisht për shkak të inkurajimit të grave për ta denoncuar dhunën.”Dhuna familjare çdoherë ka qenë në shtetin tonë por siç po përmirësohen ligjet dhe behën kampanja për edukim dhe ngritjen e vetëdijes se dhuna nuk duhet të mbetet në shtëpi dhe se shteti ka përgjegjësi që ta mbroj viktimën dhe fëmijët fillon të pranohet si standard i ri në shoqërinë tonë dhe për këtë arsye numri i paraqitjeve shtohet.” – Elena Dimushevska – Drejtore e Rrjeti Kombëtar për Parandalimin dhe Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje.Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, paralajmëroi ekipe të specializuara me kamera trupore për trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Sipas Dimushevskës, kjo mund të jetë pozitive.”Ajo që mund të jetë pozitive është që edhe vetë zyrtarët policor do të fokusohen në qasjen profesionale pasi shpesh marrim ankesa nga gratë të cilat kanë thirrur policinë q
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.