PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kb bashkimiBashkimi nis sezonin me “show”, shkatërron Yllin me 36 pikë diferencë
2 min čitanja
Kb bashkimi

Bashkimi nis sezonin me “show”, shkatërron Yllin me 36 pikë diferencë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Bashkimi e ka nisur në mënyrë spektakolare edicionin 2026/27 të Superligës së Kosovës në basketboll, duke shënuar një fitore shumë të thellë ndaj Golden Eagle Yllit.Skuadra prizrenase triumfoi të dielën në palestrën “Sezai Surroi” me rezultat 96:60, në një ndeshje të cilën e dominoi në pjesën më të madhe dhe e zgjidhi praktikisht që në pjesën e parë.Bashkimi e vendosi ritmin që në çerekun e parë, të cilin e fitoi me 27:13. Epërsia u rrit edhe më shumë në dhjetëminutëshin e dytë, me prizrenasit që triumfuan 23:13 dhe shkuan në pushim me një avantazh prej 24 pikësh, 50:26. Dominimi i Bashkimit vazhdoi edhe pas pushimit. Çereku i tretë përfundoi 30:17 në favor të vendasve, duke bërë që epërsia të shkonte në shifra edhe më të mëdha dhe ndeshja të dukej e vendosur shumë para fundit.Ylli arriti ta fitojë vetëm çerekun e fundit, me rezultat 17:16, por kjo nuk ndryshoi asgjë në epilogun e takimit. Bashkimi e kontrolloi avantazhin dhe në fund regjistroi një triumf bindës prej 36 pikësh. Te skuadra prizrenase u dalluan Jajuan Johnson me 17 pikë, dy kërcime dhe një asistim, si dhe Shannon Shorter me 16 pikë, një kërcim dhe një asistim. Performancë të mirë pati edhe Lejson Zeqiri, i cili kontribuoi me 17 pikë, katër kërcime dhe një asistim.Te Ylli, ndërkohë, Lis Shoshi e mbylli ndeshjen me gjashtë pikë dhe dy kërcime, në një mbrëmje të vështirë për skuadrën nga Suhareka. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Bashkimi e ka nisur në mënyrë spektakolare edicionin 2026/27 të Superligës së Kosovës në basketboll, duke shënuar një fitore shumë të thellë ndaj Golden Eagle Yllit.Skuadra prizrenase triumfoi të dielën në palestrën “Sezai Surroi” me rezultat 96:60, në një ndeshje të cilën e dominoi në pjesën më të madhe dhe e zgjidhi praktikisht që në pjesën e parë.Bashkimi e vendosi ritmin që në çerekun e parë, të cilin e fitoi me 27:13. Epërsia u rrit edhe më shumë në dhjetëminutëshin e dytë, me prizrenasit që triumfuan 23:13 dhe shkuan në pushim me një avantazh prej 24 pikësh, 50:26. Dominimi i Bashkimit vazhdoi edhe pas pushimit. Çereku i tretë përfundoi 30:17 në favor të vendasve, duke bërë që epërsia të shkonte në shifra edhe më të mëdha dhe ndeshja të dukej e vendosur shumë para fundit.Ylli arriti ta fitojë vetëm çerekun e fundit, me rezultat 17:16, por kjo nuk ndryshoi asgjë në epilogun e takimit. Bashkimi e kontrolloi avantazhin dhe në fund regjistroi një triumf bindës prej 36 pikësh. Te skuadra prizrenase u dalluan Jajuan Johnson me 17 pikë, dy kërcime dhe një asistim, si dhe Shannon Shorter me 16 pikë, një kërcim dhe një asistim. Performancë të mirë pati edhe Lejson Zeqiri, i cili kontribuoi me 17 pikë, katër kërcime dhe një asistim.Te Ylli, ndërkohë, Lis Shoshi e mbylli ndeshjen me gjashtë pikë dhe dy kërcime, në një mbrëmje të vështirë për skuadrën nga Suhareka. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…