Edi ramaRama flet për protestat për gazetën gjermane: Shqipëria nuk shitet
2 min čitanja
Edi rama
Rama flet për protestat për gazetën gjermane: Shqipëria nuk shitet
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Protestat e përditshme në Tiranë, të pagëzuara si “Revolucioni i Flamingove”, dhe përplasja politike me Kryeministrin Edi Rama janë bërë pjesë e një artikulli të publikuar nga gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.Në fokus të shkrimit janë protestat që kanë vijuar prej më shumë se 100 ditësh, por që, sipas artikullit, nuk janë shndërruar në një lëvizje masive në rrugët e kryeqytetit.Përballë kësaj situate, Rama i sheh protestat si një sfidë për qeverinë, por edhe si një mundësi për të reflektuar mbi mënyrën se si institucionet duhet t’u përgjigjen shqetësimeve të qytetarëve.“Për mua është një sfidë. Por kjo është diçka e mirë. Gjatë gjithë jetës sime politike, gjërat nuk kanë shkuar kurrë vërtet mirë kur nuk jam sfiduar”, citohet të ketë thënë Rama, duke shtuar se koha do të tregojë nëse edhe kësaj here sfida do ta bëjë më të mirë qeverisjen e tij.Sipas kryeministrit, fakti që qytetarët dalin në rrugë për çështje që lidhen me mjedisin, biodiversitetin dhe interesin publik nuk duhet parë domosdoshmërisht si një zhvillim negativ.Rama argumenton se Shqipërisë i nevojitet një qasje më e madhe ndaj asaj që ai e quan “shtet përkujdesës” – një shtet që dëgjon qytetarët, merr në konsideratë përvojat e tyre dhe punon për përmirësimin e shërbimeve publike dhe investimeve.Sipas tij, kjo qasje është pjesë edhe e reflektimeve brenda qeverisë dhe grupit parlamentar për mënyrën se si institucionet duhet t’u përgjigjen kërkesave të shoqërisë.Një tjetër pjesë e artikullit lidhet me projektet e investimeve në Zvërnec dhe ishullin e Sazanit, të cilat kanë qenë në qendër të debatit publik.Rama kundërshton termin “shitje” të Shqipërisë dhe thekson se Sazani vazhdon të jetë pronë e shtetit shqiptar.Sipas tij, ende nuk është finalizuar një marrëveshje për zhvillimin e ish-zonës ushtarake të Sazanit nga investitorë privatë.Artikulli ndalet edhe te diskutimi për investimet e huaja në sektorin e turizmit, përfshirë projektet e lidhura me Jared Kushner dhe partnerët e
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.