PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Policia e kosovës​Protesta kundër vendimit të Speciales, policia paralajmëron masa për vozitje të rrezikshme
2 min čitanja
Policia e kosovës

​Protesta kundër vendimit të Speciales, policia paralajmëron masa për vozitje të rrezikshme

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka angazhuar kapacitetet e saj për mbarëvajtjen e protestës së paralajmëruar për sonte në orën 21:00 në sheshin qendror të Prishtinës si dhe për menaxhimin e trafikut rrugor.Sipas Policisë, pas protestave të qeta në kryeqytet, disa pjesëmarrës kanë vazhduar të qarkullojnë me automjete nëpër rrugët e Prishtinës, duke kryer vozitje të pakontrolluara dhe të rrezikshme.Disa persona kanë dalë dhe kanë qëndruar në dritaret apo mbi veturat në lëvizje, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik, përfshirë këmbësorët, pohoi Policia.“Veprimet policore në terren kanë të bëjnë ekskluzivisht me parandalimin e ngasjes së rrezikshme e të pakontrolluar të disa automjeteve pas protestave”, thuhet në njoftimin e Policisë.Policia hodhi poshtë pretendimet e shpërndara në rrjetet sociale se qytetarët po ndalohen apo ndëshkohen për shkak të flamujve të UÇK-së.“Policia e Republikës së Kosovës nuk ka ndaluar, ndëshkuar, e as ushtruar dhunë ndaj asnjë qytetari, për shkak të simboleve historike kombëtare apo simboleve të UÇK-së, por për shkak të shkeljeve ligjore”, thuhet në njoftim.Policia bëri të ditur se angazhimet e saj kanë për qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve, mbarëvajtjen e protestës në mënyrë të qetë dhe të sigurt, menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e vozitjeve të rrezikshme.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka angazhuar kapacitetet e saj për mbarëvajtjen e protestës së paralajmëruar për sonte në orën 21:00 në sheshin qendror të Prishtinës si dhe për menaxhimin e trafikut rrugor.Sipas Policisë, pas protestave të qeta në kryeqytet, disa pjesëmarrës kanë vazhduar të qarkullojnë me automjete nëpër rrugët e Prishtinës, duke kryer vozitje të pakontrolluara dhe të rrezikshme.Disa persona kanë dalë dhe kanë qëndruar në dritaret apo mbi veturat në lëvizje, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik, përfshirë këmbësorët, pohoi Policia.“Veprimet policore në terren kanë të bëjnë ekskluzivisht me parandalimin e ngasjes së rrezikshme e të pakontrolluar të disa automjeteve pas protestave”, thuhet në njoftimin e Policisë.Policia hodhi poshtë pretendimet e shpërndara në rrjetet sociale se qytetarët po ndalohen apo ndëshkohen për shkak të flamujve të UÇK-së.“Policia e Republikës së Kosovës nuk ka ndaluar, ndëshkuar, e as ushtruar dhunë ndaj asnjë qytetari, për shkak të simboleve historike kombëtare apo simboleve të UÇK-së, por për shkak të shkeljeve ligjore”, thuhet në njoftim.Policia bëri të ditur se angazhimet e saj kanë për qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve, mbarëvajtjen e protestës në mënyrë të qetë dhe të sigurt, menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e vozitjeve të rrezikshme.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…