PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Serie aJuventusi rikthehet te fitorja, Zhegrova protagonist në suksesin ndaj Atalantës
2 min čitanja
Serie a

Juventusi rikthehet te fitorja, Zhegrova protagonist në suksesin ndaj Atalantës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Juventusi është rikthyer te fitorja në Serie A, duke mposhtur Atalantën me rezultat 2-0 në një ndeshje ku skuadra e Luciano Spallettit tregoi efikasitet dhe siguri në repartin defensiv.“Zonja e Vjetër” e zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të. Francisco Conceicao reagoi shpejt brenda zonës dhe me një goditje të parë e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë, duke i dhënë Juventusit epërsinë 1-0. Atalanta tentoi të reagonte, por nuk arriti të gjente golin e barazimit. Jonathan Rowe rrezikoi në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Thomas Kristensen pati një mundësi të mirë me kokë, por mbrojtja e Juventusit arriti të rezistojë.Në këtë ndeshje pati minuta edhe për Edon Zhegrovën, i cili u aktivizua në minutën e 72-të në vend të Francisco Conceicaos. Goli i qetësisë për Juventusin erdhi në minutën e 77-të. Pas një goditjeje nga këndi që e harkoi Zhegrova, ishte Bremer që u ngrit më lart se të gjithë në zonë dhe me një goditje të fuqishme me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 2-0.Juventusi e menaxhoi avantazhin deri në fund, pavarësisht përpjekjeve të Atalantës. Randal Kolo Muani pati një rast në minutat e fundit, por goditja e tij u ndal nga Marco Carnesecchi. Me këtë fitore, Juventusi rikthehet në rrugën e suksesit dhe shkon në 10 pikë, duke u pozicionuar në pjesën e sipërme të tabelës së Serie A. /Telegrafi/ Standings provided by Sofascore

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Juventusi është rikthyer te fitorja në Serie A, duke mposhtur Atalantën me rezultat 2-0 në një ndeshje ku skuadra e Luciano Spallettit tregoi efikasitet dhe siguri në repartin defensiv.“Zonja e Vjetër” e zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të. Francisco Conceicao reagoi shpejt brenda zonës dhe me një goditje të parë e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë, duke i dhënë Juventusit epërsinë 1-0. Atalanta tentoi të reagonte, por nuk arriti të gjente golin e barazimit. Jonathan Rowe rrezikoi në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Thomas Kristensen pati një mundësi të mirë me kokë, por mbrojtja e Juventusit arriti të rezistojë.Në këtë ndeshje pati minuta edhe për Edon Zhegrovën, i cili u aktivizua në minutën e 72-të në vend të Francisco Conceicaos. Goli i qetësisë për Juventusin erdhi në minutën e 77-të. Pas një goditjeje nga këndi që e harkoi Zhegrova, ishte Bremer që u ngrit më lart se të gjithë në zonë dhe me një goditje të fuqishme me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 2-0.Juventusi e menaxhoi avantazhin deri në fund, pavarësisht përpjekjeve të Atalantës. Randal Kolo Muani pati një rast në minutat e fundit, por goditja e tij u ndal nga Marco Carnesecchi. Me këtë fitore, Juventusi rikthehet në rrugën e suksesit dhe shkon në 10 pikë, duke u pozicionuar në pjesën e sipërme të tabelës së Serie A. /Telegrafi/ Standings provided by Sofascore

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…