KikirikëtMë shumë vezë dhe kikirikë në shtatzëni nuk e ulin rrezikun e alergjive te foshnja
2 min čitanja
Kikirikët
Më shumë vezë dhe kikirikë në shtatzëni nuk e ulin rrezikun e alergjive te foshnja
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Rezultatet te mbi 2.000 gra treguan se dallimi ishte shumë më i vogël nga sa pritej, ndërsa vëmendja po zhvendoset te ushqyerja e vetë foshnjësMiliona njerëz në mbarë botën nuk e provojnë kurrë shijen e gjalpit të kikirikut apo të omëletës me vezë për shkak të alergjive të rënda ndaj kikirikut dhe vezëve. Për një kohë të gjatë besohej se shmangia e ekspozimit ndaj këtyre ushqimeve në moshë të hershme ishte mënyra më e mirë për parandalimin e alergjive, por ky qëndrim ka ndryshuar ndjeshëm.Sot, shkencëtarët konsiderojnë se ekspozimi i hershëm ndaj disa alergjenëve ushqimorë mund të ndihmojë në zhvillimin e tolerancës. Megjithatë, një studim i ri tregon se kjo nuk do të thotë se nënat duhet të konsumojnë sasi më të mëdha vezësh dhe kikirikësh gjatë shtatzënisë.Më shumë vezë dhe kikirikë nuk e ulën ndjeshëm rrezikun e alergjisë te foshnjatStudimi klinik i rastësishëm, i quajtur PrEggNut dhe i publikuar në revistën prestigjioze New England Journal of Medicine, tregoi se konsumimi i sasive më të mëdha të vezëve dhe kikirikëve gjatë shtatzënisë dhe periudhës së hershme të ushqyerjes me gji nuk e uli në mënyrë domethënëse rrezikun që foshnjat të zhvillonin alergji ndaj këtyre ushqimeve.Studimi u zhvillua në Australi dhe përfshiu 2.137 gra shtatzëna nga disa qytete, foshnjat e të cilave konsideroheshin me rrezik më të lartë për sëmundje alergjike për shkak të historisë familjare.Gratë u ndanë në dy grupe dhe regjimi ushqimor u ndoq nga java e 23-të e shtatzënisë deri në muajin e katërt pas lindjes, gjatë periudhës së ushqyerjes me gji.Në grupin me konsum të lartë, nënat konsumonin të paktën gjashtë vezë dhe rreth 60 kikirikë në javë. Në grupin me ushqyerje standarde, konsumi kufizohej në jo më shumë se tri vezë dhe rreth 30 kikirikë në javë.Kur foshnjat mbushën një vjeç, iu nënshtruan testeve të lëkurës dhe provokimit ushqimor të kontrolluar, ku nën mbikëqyrjen e mjekëve konsumonin sasi të vogla veze ose gjalpi kikiriku, transmeton Telegrafi. Çfarë treguan rezultatet?Dieta
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.