Skip to comments
Događaj u razvoju
Man utd

Cunha shpëton Manchester Unitedin në fund, vetëm një pikë ndaj Fulhamit

Manchester United ka barazuar 1-1 me Fulhamin në kuadër të javës së pestë të Ligës Premier, në një ndeshje ku skuadra e Michael Carrickut arriti të shmangë humbjen vetëm në minutat e fundit.Pjesa e parë solli disa raste të mira për të dyja skuadrat. Manchester United ishte pranë golit me Bruno Fernandes, i cili në minutën e 25-të goditi shtyllën, ndërsa Matheus Cunha pati një tjetër mundësi të artë në minutën e 31-të, por goditja e tij përfundoi sërish në shtyllë.Në pjesën e dytë, Fulhami kaloi në avantazh në mënyrë të pafat për Manchester Unitedin. Në minutën e 63-të, Lisandro Martinez devijoi topin në portën e tij, duke i dhënë epërsinë 1-0 skuadrës londineze. Manchester United tentoi të reagonte dhe krijoi disa raste, por Bernd Leno ishte në formë të mirë. Gjithsesi, në minutën e 89-të erdhi barazimi. Patrick Dorgu pasoi për Matheus Cunhan, i cili goditi nga distanca dhe pas një devijimi topi përfundoi në rrjetë për 1-1. Në minutat e fundit United kërkoi edhe golin e fitores, por nuk arriti ta përmbysë rezultatin. Kështu, të dyja skuadrat u desh të kënaqeshin me nga një pikë.Pas pesë javësh, Manchester United mbetet në vendin e 12-të me pesë pikë, ndërsa Fulham ndodhet në vendin e 19-të me vetëm dy pikë. Për “Djajtë e Kuq”, starti i sezonit vazhdon të jetë larg pritshmërive, ndërsa barazimi ndaj Fulhamit nuk mjafton për një ngjitje të ndjeshme në tabelë. /Telegrafi/ Standings provided by Sofascore

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Cunha shpëton Manchester Unitedin në fund, vetëm një pikë ndaj FulhamitFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Manchester United ka barazuar 1-1 me Fulhamin në kuadër të javës së pestë të Ligës Premier, në një ndeshje ku skuadra e Michael Carrickut arriti të shmangë humbjen vetëm në minutat e fundit.Pjesa e parë solli disa raste të mira për të dyja skuadrat. Manchester United ishte pranë golit me Bruno Fernandes, i cili në minutën e 25-të goditi shtyllën, ndërsa Matheus Cunha pati një tjetër mundësi të artë në minutën e 31-të, por goditja e tij përfundoi sërish në shtyllë.Në pjesën e dytë, Fulhami kaloi në avantazh në mënyrë të pafat për Manchester Unitedin. Në minutën e 63-të, Lisandro Martinez devijoi topin në portën e tij, duke i dhënë epërsinë 1-0 skuadrës londineze. Manchester United tentoi të reagonte dhe krijoi disa raste, por Bernd Leno ishte në formë të mirë. Gjithsesi, në minutën e 89-të erdhi barazimi. Patrick Dorgu pasoi për Matheus Cunhan, i cili goditi nga distanca dhe pas një devijimi topi përfundoi në rrjetë për 1-1. Në minutat e fundit United kërkoi edhe golin e fitores, por nuk arriti ta përmbysë rezultatin. Kështu, të dyja skuadrat u desh të kënaqeshin me nga një pikë.Pas pesë javësh, Manchester United mbetet në vendin e 12-të me pesë pikë, ndërsa Fulham ndodhet në vendin e 19-të me vetëm dy pikë. Për “Djajtë e Kuq”, starti i sezonit vazhdon të jetë larg pritshmërive, ndërsa barazimi ndaj Fulhamit nuk mjafton për një ngjitje të ndjeshme në tabelë. /Telegrafi/ Standings provided by Sofascore

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...