PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Rania e jordanisëBrigitte Macron dhe Rania e Jordanisë në dy versione elegance: Dy stile që spikatën në Pallatin Élysée
2 min čitanja
Rania e jordanisë

Brigitte Macron dhe Rania e Jordanisë në dy versione elegance: Dy stile që spikatën në Pallatin Élysée

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ngjyra, prerja dhe aksesorët treguan dy mënyra krejt të ndryshme për ta interpretuar elegancën në një paraqitje të nivelit të lartëTakimi i Brigitte Macron dhe mbretëreshës Rania të Jordanisë në Pallatin Élysée tërhoqi vëmendje edhe për zgjedhjet e tyre të modës, pothuajse krejtësisht të kundërta, por njësoj të rafinuara.Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Brigitte Macron pritën në Paris mbretin Abdullah II dhe mbretëreshën Rania, ndërsa dy zonjat përfaqësuan dy qasje të ndryshme ndaj elegancës.Brigitte Macron në rozë pudërBrigitte zgjodhi një fustan midi Louis Vuitton në rozë pudër, me mëngë tri të katërtat, bel të theksuar dhe fund në formë A. Zinxhiri i artë dhe xhepat me detaje metalike i dhanë pamjes një karakter modern.Fustanin e kombinoi me këpucë Louis Vuitton në të njëjtën nuancë, ndërsa flokët i mbajti të kapura në bisht të ulët. Aksesorët ishin të përmbajtur: vathë të artë, byzylyk, orë dhe disa unaza. profimediaRania në gri dhe të bardhëMbretëresha Rania u shfaq me një fustan gri në stil këmishë nga Altuzarra, të theksuar në bel me rrip. Detaji i bardhë poshtë fustanit krijonte efekt shtresëzimi dhe e bënte pamjen më bashkëkohore.Ajo e plotësoi kombinimin me një çantë të bardhë Bottega Veneta dhe këpucë Christian Louboutin. profimediaDy stile, e njëjta elegancëBrigitte u mbështet te butësia e rozës dhe detajet e arta, ndërsa Rania te kontrasti gri-bardhë dhe minimalizmi.Të dyja paraqitjet kishin megjithatë një pikë të përbashkët: elegancën pa teprime. Brigitte tregoi se një nuancë e butë mund të funksionojë në një ngjarje zyrtare, ndërsa Rania se një fustan klasik në stil këmishë mund të duket shumë modern me aksesorët e duhur. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ngjyra, prerja dhe aksesorët treguan dy mënyra krejt të ndryshme për ta interpretuar elegancën në një paraqitje të nivelit të lartëTakimi i Brigitte Macron dhe mbretëreshës Rania të Jordanisë në Pallatin Élysée tërhoqi vëmendje edhe për zgjedhjet e tyre të modës, pothuajse krejtësisht të kundërta, por njësoj të rafinuara.Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Brigitte Macron pritën në Paris mbretin Abdullah II dhe mbretëreshën Rania, ndërsa dy zonjat përfaqësuan dy qasje të ndryshme ndaj elegancës.Brigitte Macron në rozë pudërBrigitte zgjodhi një fustan midi Louis Vuitton në rozë pudër, me mëngë tri të katërtat, bel të theksuar dhe fund në formë A. Zinxhiri i artë dhe xhepat me detaje metalike i dhanë pamjes një karakter modern.Fustanin e kombinoi me këpucë Louis Vuitton në të njëjtën nuancë, ndërsa flokët i mbajti të kapura në bisht të ulët. Aksesorët ishin të përmbajtur: vathë të artë, byzylyk, orë dhe disa unaza. profimediaRania në gri dhe të bardhëMbretëresha Rania u shfaq me një fustan gri në stil këmishë nga Altuzarra, të theksuar në bel me rrip. Detaji i bardhë poshtë fustanit krijonte efekt shtresëzimi dhe e bënte pamjen më bashkëkohore.Ajo e plotësoi kombinimin me një çantë të bardhë Bottega Veneta dhe këpucë Christian Louboutin. profimediaDy stile, e njëjta elegancëBrigitte u mbështet te butësia e rozës dhe detajet e arta, ndërsa Rania te kontrasti gri-bardhë dhe minimalizmi.Të dyja paraqitjet kishin megjithatë një pikë të përbashkët: elegancën pa teprime. Brigitte tregoi se një nuancë e butë mund të funksionojë në një ngjarje zyrtare, ndërsa Rania se një fustan klasik në stil këmishë mund të duket shumë modern me aksesorët e duhur. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…