PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
FenerbahceVedat Muriqi niset te Kosova me katër gola dhe notën 10 - protagonist absolut te Fenerbahce
2 min čitanja
Fenerbahce

Vedat Muriqi niset te Kosova me katër gola dhe notën 10 - protagonist absolut te Fenerbahce

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Vedat Muriqi ka zhvilluar një paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren 8-0 të Fenerbahçes ndaj Eyupsporit, duke u vlerësuar me notën perfekte 10.0 nga SofaScore.Sulmuesi kosovar ishte protagonist absolut i kësaj fitoreje, duke realizuar katër gola dhe duke e përfunduar ndeshjen me efikasitet maksimal. Nga gjashtë gjuajtjet e tij gjithsej, katër përfunduan në kuadrat dhe të katërta u shndërruan në gola.Muriqi ishte i saktë edhe në pasime. Ai tentoi 18 pasime, prej të cilave 14 ishin të sakta, ndërsa krijoi edhe një rast të madh për bashkëlojtarët e tij. Në total, kosovari pati 31 prekje të topit gjatë 66 minutave që qëndroi në fushë. Katër golat e shënuar në këtë ndeshje e kanë çuar Muriqin në kuotën e gjashtë golave në Superligën e Turqisë, duke e vendosur atë në mesin e golashënuesve më të mirë të kampionatit.Muriqi aktualisht ndodhet vetëm një gol prapa Mohamed Salahut, i cili ka shënuar shtatë gola, duke e bërë edhe më interesante garën për kreun e listës së golashënuesve.Paraqitja ndaj Eyupsporit ishte një dëshmi e efikasitetit të jashtëzakonshëm të Muriqit. Katër gjuajtje në kuadrat, katër gola, një rast i madh i krijuar dhe 10.0 nga SofaScore – një mbrëmje perfekte për sulmuesin e Kosovës, i cili në fillim të javës së ardhshme, do të bashkohet me ekipin e Franco Fodas. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) Fenerbahçe, ndërkohë, e mbylli takimin me një fitore të thellë 8-0, në një ndeshje ku Muriqi vodhi gjithë vëmendjen me pokerin e tij dhe paraqitjen spektakolare. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Vedat Muriqi ka zhvilluar një paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren 8-0 të Fenerbahçes ndaj Eyupsporit, duke u vlerësuar me notën perfekte 10.0 nga SofaScore.Sulmuesi kosovar ishte protagonist absolut i kësaj fitoreje, duke realizuar katër gola dhe duke e përfunduar ndeshjen me efikasitet maksimal. Nga gjashtë gjuajtjet e tij gjithsej, katër përfunduan në kuadrat dhe të katërta u shndërruan në gola.Muriqi ishte i saktë edhe në pasime. Ai tentoi 18 pasime, prej të cilave 14 ishin të sakta, ndërsa krijoi edhe një rast të madh për bashkëlojtarët e tij. Në total, kosovari pati 31 prekje të topit gjatë 66 minutave që qëndroi në fushë. Katër golat e shënuar në këtë ndeshje e kanë çuar Muriqin në kuotën e gjashtë golave në Superligën e Turqisë, duke e vendosur atë në mesin e golashënuesve më të mirë të kampionatit.Muriqi aktualisht ndodhet vetëm një gol prapa Mohamed Salahut, i cili ka shënuar shtatë gola, duke e bërë edhe më interesante garën për kreun e listës së golashënuesve.Paraqitja ndaj Eyupsporit ishte një dëshmi e efikasitetit të jashtëzakonshëm të Muriqit. Katër gjuajtje në kuadrat, katër gola, një rast i madh i krijuar dhe 10.0 nga SofaScore – një mbrëmje perfekte për sulmuesin e Kosovës, i cili në fillim të javës së ardhshme, do të bashkohet me ekipin e Franco Fodas. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) Fenerbahçe, ndërkohë, e mbylli takimin me një fitore të thellë 8-0, në një ndeshje ku Muriqi vodhi gjithë vëmendjen me pokerin e tij dhe paraqitjen spektakolare. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…