PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
LdkAbdixhiku: Identifikimi i tre intelektualëve, hap drejt zbardhjes së një prej krimeve më të rënda të luftës
2 min čitanja
Ldk

Abdixhiku: Identifikimi i tre intelektualëve, hap drejt zbardhjes së një prej krimeve më të rënda të luftës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas identifikimit të mbetjeve mortore të Idriz Rrecajt, Adem Beqirit dhe Salih Mëziut, pjesëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Intelektualëve”, të rrëmbyer dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.Analizat e ADN-së kanë konfirmuar se mbetjet mortore të gjetura në Kalludër dhe Jabukë të Zubin-Potokut u përkasin tre intelektualëve nga Skenderaj dhe Mitrovica, të cilët ishin rrëmbyer nga forcat serbe më 19 prill 1999. Në reagimin e tij, Abdixhiku ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, duke e cilësuar identifikimin si një moment të dhimbshëm, por njëkohësisht si hap të rëndësishëm drejt zbardhjes së krimeve të luftës në Kosovë.“Ky është një lajm i dhimbshëm për familjet e tyre, por edhe një hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë. Më 19 prill 1999, ata u rrëmbyen dhe u zhdukën dhunshëm nga forcat serbe, ndërsa për 27 vjet, familjet e tyre pritën të dinin të vërtetën për fatin e më të dashurve të tyre”, thuhet në deklaratën e LDK-së.Abdixhiku është ndalur veçanërisht te figura e Idriz Rrecajt, duke kujtuar angazhimin e tij politik gjatë viteve të rezistencës.Rrecaj ishte aktivist dhe një nga themeluesit e Degës së LDK-së në Skenderaj, ndërsa gjatë luftës ishte angazhuar edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sipas Abdixhikut, identifikimi i tre të zhdukurve nuk përbën vetëm fundin e një pritjeje shumëvjeçare për familjet e tyre, por edhe një dëshmi të asaj që ka përjetuar Kosova gjatë luftës.“Identifikimi i tyre nuk është vetëm fundi i një pritjeje të gjatë familjare. Është edhe një dëshmi tjetër e asaj që Kosova ka përjetuar”, ka deklaruar ai.Kreu i LDK-së ka kërkuar që zbardhja e fatit të personave të zhdukur dhe dokumentimi i krimeve të luftës të vazhdojnë të jenë prioritet për institucionet e Kosovës.“E vërteta dhe drejtësia janë borxhi që Republika ua ka atyre që u flijuan për të”, ka shkruar Abdixhiku.Idriz Rrecaj, Adem Beqiri dhe Salih Mëzi

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas identifikimit të mbetjeve mortore të Idriz Rrecajt, Adem Beqirit dhe Salih Mëziut, pjesëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Intelektualëve”, të rrëmbyer dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.Analizat e ADN-së kanë konfirmuar se mbetjet mortore të gjetura në Kalludër dhe Jabukë të Zubin-Potokut u përkasin tre intelektualëve nga Skenderaj dhe Mitrovica, të cilët ishin rrëmbyer nga forcat serbe më 19 prill 1999. Në reagimin e tij, Abdixhiku ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, duke e cilësuar identifikimin si një moment të dhimbshëm, por njëkohësisht si hap të rëndësishëm drejt zbardhjes së krimeve të luftës në Kosovë.“Ky është një lajm i dhimbshëm për familjet e tyre, por edhe një hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë. Më 19 prill 1999, ata u rrëmbyen dhe u zhdukën dhunshëm nga forcat serbe, ndërsa për 27 vjet, familjet e tyre pritën të dinin të vërtetën për fatin e më të dashurve të tyre”, thuhet në deklaratën e LDK-së.Abdixhiku është ndalur veçanërisht te figura e Idriz Rrecajt, duke kujtuar angazhimin e tij politik gjatë viteve të rezistencës.Rrecaj ishte aktivist dhe një nga themeluesit e Degës së LDK-së në Skenderaj, ndërsa gjatë luftës ishte angazhuar edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sipas Abdixhikut, identifikimi i tre të zhdukurve nuk përbën vetëm fundin e një pritjeje shumëvjeçare për familjet e tyre, por edhe një dëshmi të asaj që ka përjetuar Kosova gjatë luftës.“Identifikimi i tyre nuk është vetëm fundi i një pritjeje të gjatë familjare. Është edhe një dëshmi tjetër e asaj që Kosova ka përjetuar”, ka deklaruar ai.Kreu i LDK-së ka kërkuar që zbardhja e fatit të personave të zhdukur dhe dokumentimi i krimeve të luftës të vazhdojnë të jenë prioritet për institucionet e Kosovës.“E vërteta dhe drejtësia janë borxhi që Republika ua ka atyre që u flijuan për të”, ka shkruar Abdixhiku.Idriz Rrecaj, Adem Beqiri dhe Salih Mëzi

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…