PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Energjia elektrike - maqedoniLSDM publikon rrjetin e biznesit energjetik të Mickoskit, e pyesin për kontratën e re prej 13.2 milionë eurove
2 min čitanja
Energjia elektrike - maqedoni

LSDM publikon rrjetin e biznesit energjetik të Mickoskit, e pyesin për kontratën e re prej 13.2 milionë eurove

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Nga LSDM sot kanë akuzuar qeverinë për një marrëveshje të re për matës të energjisë elektrike në vlerë rreth 13.2 milionë euro, e realizuar më 11 gusht 2026 midis EVN Macedonia dhe kompanisë serbe “Meter&Control”.Keti Shterjova nga kjo parti tha se kjo marrëveshje hap pyetje të reja në lidhje me rrjetet e biznesit në sektorin e energjisë dhe lidhjet e mundshme me zyrtarët qeveritarë.Sipas saj qeveria ka heshtur për Dushan Adamoviçin, zyrtar I partisë sërbe dhe konsull nderi i emëruar nga Mickoski, për strukturat jashtë vendit në Qipro që çojnë deri te ‘Grupi Rudnap’ i Vojin Lazareviçit, dhe ai po lidhet drejtpërdrejt me Qeverinë përmes Ministres Sanja Bozhinovska.Reagimi i plotë i LSDM-së:Po publikojmë një marrëveshje të re biznesi, në vlerë 13.2 milionë euro. Kompania METER&CONTROL nga Serbia është përzgjedhur si mbajtëse e kontratës së EVN Macedonia për furnizimin me matësa të energjisë elektrike.Kontrata u lidh më 11 gusht 2026, me një vlerë të publikuar prej rreth 13.2 milionë eurosh dhe METER&CONTROL normalisht është e lidhur me Grupin Rudnap, e themeluar në vitin 2008, dhe Grupi Rudnap shfaqet në historinë e tij të pronësisë.Kush është lidhja kryesore me Rudnap? Sanja Bozhinovska, Ministrja e Energjetikës e Mickoskit.Bozhinovska ishte drejtoreshë ekzekutive e kompanive të Grupit Rudnap në Evropën Qendrore dhe Lindore në periudhën 2011–2014 dhe se është gjithashtu e lidhur me “Rudnap DOOEL” Shkup, ku ajo ishte menaxhere.“Rudnap” është lidhja si me partinë përparimtare sërbe në Serbi ashtu edhe me OBRM-PDUKM-në në Maqedoni dhe një pjesë kyçe e rrjetit të biznesit të energjisë të Mickoskit. Kjo është arsyeja pse u krijua një ministri e re dhe ishte Bozhinovska që Mickoski emëroi në krye të Ministrisë së Energjetikës.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Nga LSDM sot kanë akuzuar qeverinë për një marrëveshje të re për matës të energjisë elektrike në vlerë rreth 13.2 milionë euro, e realizuar më 11 gusht 2026 midis EVN Macedonia dhe kompanisë serbe “Meter&Control”.Keti Shterjova nga kjo parti tha se kjo marrëveshje hap pyetje të reja në lidhje me rrjetet e biznesit në sektorin e energjisë dhe lidhjet e mundshme me zyrtarët qeveritarë.Sipas saj qeveria ka heshtur për Dushan Adamoviçin, zyrtar I partisë sërbe dhe konsull nderi i emëruar nga Mickoski, për strukturat jashtë vendit në Qipro që çojnë deri te ‘Grupi Rudnap’ i Vojin Lazareviçit, dhe ai po lidhet drejtpërdrejt me Qeverinë përmes Ministres Sanja Bozhinovska.Reagimi i plotë i LSDM-së:Po publikojmë një marrëveshje të re biznesi, në vlerë 13.2 milionë euro. Kompania METER&CONTROL nga Serbia është përzgjedhur si mbajtëse e kontratës së EVN Macedonia për furnizimin me matësa të energjisë elektrike.Kontrata u lidh më 11 gusht 2026, me një vlerë të publikuar prej rreth 13.2 milionë eurosh dhe METER&CONTROL normalisht është e lidhur me Grupin Rudnap, e themeluar në vitin 2008, dhe Grupi Rudnap shfaqet në historinë e tij të pronësisë.Kush është lidhja kryesore me Rudnap? Sanja Bozhinovska, Ministrja e Energjetikës e Mickoskit.Bozhinovska ishte drejtoreshë ekzekutive e kompanive të Grupit Rudnap në Evropën Qendrore dhe Lindore në periudhën 2011–2014 dhe se është gjithashtu e lidhur me “Rudnap DOOEL” Shkup, ku ajo ishte menaxhere.“Rudnap” është lidhja si me partinë përparimtare sërbe në Serbi ashtu edhe me OBRM-PDUKM-në në Maqedoni dhe një pjesë kyçe e rrjetit të biznesit të energjisë të Mickoskit. Kjo është arsyeja pse u krijua një ministri e re dhe ishte Bozhinovska që Mickoski emëroi në krye të Ministrisë së Energjetikës.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…