PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lufta në ukrainëOperacioni Vivaldi: Forcat ukrainase vendosin robotë tokësorë pas linjave të armikut për herë të parë
1 min čitanja
Lufta në ukrainë

Operacioni Vivaldi: Forcat ukrainase vendosin robotë tokësorë pas linjave të armikut për herë të parë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Gjatë Operacionit Vivaldi, forcat ukrainase vendosën robotë tokësorë pas linjave të armikut për herë të parë.Këtë e bëri të ditur Trupi i Tretë i Ushtrisë në Telegram, duke dhënë detaje mbi Operacionin Vivaldi."Trupi i Tretë i Ushtrisë kreu një manovër anësore, duke vendosur për herë të parë në botë robotë tokësorë pas linjave të armikut, si dhe duke i 'verbuar' dronët rusë", thuhej në deklaratë.Sipas raportit, bombardues të rëndë hodhën robotë tokësorë kamikazë thellë pas linjave të armikut, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi."Këmbësoria i fiton luftërat, por ne e mbrojmë këmbësorinë tonë, ndaj robotët shkojnë të parët drejt armikut. Mbrojtja ajrore dhe lufta elektronike i 'verbuan' dronët e armikut, në mënyrë që ai të mos mund ta zbulonte planin e ofensivës", tha Trupi i Tretë i Ushtrisë gjatë përshkrimit të operacionit.Siç u raportua më herët sot, komandanti i Trupit të Tretë të Ushtrisë, gjeneral-brigade Andrii Biletskyi, deklaroi se, si pjesë e ofensivës së Operacionit Vivaldi, forcat ukrainase kishin çliruar vendbanimet Shandryholove dhe Derylove dhe kishin vendosur kontroll të plotë mbi Drobysheve në rajonin e Donetskut. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Gjatë Operacionit Vivaldi, forcat ukrainase vendosën robotë tokësorë pas linjave të armikut për herë të parë.Këtë e bëri të ditur Trupi i Tretë i Ushtrisë në Telegram, duke dhënë detaje mbi Operacionin Vivaldi."Trupi i Tretë i Ushtrisë kreu një manovër anësore, duke vendosur për herë të parë në botë robotë tokësorë pas linjave të armikut, si dhe duke i 'verbuar' dronët rusë", thuhej në deklaratë.Sipas raportit, bombardues të rëndë hodhën robotë tokësorë kamikazë thellë pas linjave të armikut, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi."Këmbësoria i fiton luftërat, por ne e mbrojmë këmbësorinë tonë, ndaj robotët shkojnë të parët drejt armikut. Mbrojtja ajrore dhe lufta elektronike i 'verbuan' dronët e armikut, në mënyrë që ai të mos mund ta zbulonte planin e ofensivës", tha Trupi i Tretë i Ushtrisë gjatë përshkrimit të operacionit.Siç u raportua më herët sot, komandanti i Trupit të Tretë të Ushtrisë, gjeneral-brigade Andrii Biletskyi, deklaroi se, si pjesë e ofensivës së Operacionit Vivaldi, forcat ukrainase kishin çliruar vendbanimet Shandryholove dhe Derylove dhe kishin vendosur kontroll të plotë mbi Drobysheve në rajonin e Donetskut. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…