Vedat muriqiKatër gola për 55 minuta – Muriqi shkatërron pothuajse i vetëm Eyupsporin
2 min čitanja
Vedat muriqi
Katër gola për 55 minuta – Muriqi shkatërron pothuajse i vetëm Eyupsporin
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Vedat Muriqi po zhvillon një paraqitje të jashtëzakonshme me fanellën e Fenerbahçes, duke realizuar katër gola në fitoren spektakolare 7-0 ndaj Eyupsporit.Sulmuesi kosovar e nisi festivalin e golave që në minutën e shtatë, pasi paraprakisht kishte gituar penallti. Pas një pasimi të bukur nga Kerem Aktürkoğlu, Muriqi u gjend në vendin e duhur dhe nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë për 2-0.🚨 GOOOOOOOOOOOOAL‼️‼️ ⚽️Vedat Muriqi 🇹🇷 Fenerbahçe 2-0 Eyüpspor pic.twitter.com/26gL96G0ll — X_GÖAL (@Xrkt111686) September 20, 2026 Vetëm 14 minuta më vonë, Muriqi goditi sërish. Në minutën e 21-të, pas një rikthimi të topit në zonë, ai reagoi shpejt dhe e shtyu topin në rrjetë nga fare pranë portës, duke shënuar golin e dytë personal.🚨 Vedat Muriqi sent it into the nets !!! 🇹🇷 Fenerbahçe 3-0 Eyüpsporpic.twitter.com/pOk3CX62zV — Goals Xtra (@GoalsXtra) September 20, 2026 Pas golave të Matteo Guendouzit dhe İrfan Kahvecit, Fenerbahçe shkoi në pushim me epërsi të madhe 5-0. Por Muriqi kishte rezervuar edhe më shumë për pjesën e dytë.Në minutën e 47-të, sulmuesi kosovar pranoi një pasim të shkëlqyer brenda zonës dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në këndin e djathtë të portës për 6-0. Ishte goli i tretë i tij në këtë takim.🇽🇰🇹🇷 Vedat Muriqi with a hattrick 🌟 pic.twitter.com/s1ZxR8tdi9 — Kosovar Talents (@Kosovartalents) September 20, 2026 Vetëm tetë minuta më vonë, Muriqi kompletoi pokerin. Në minutën e 55-të, ai u ngrit fuqishëm pas një goditjeje nga këndi dhe me kokë e dërgoi topin në anën e majtë të portës për 7-0. Ai u zëvendësua në minutën e 69-të.🚨 Vedat Muriqi scores his 4th goal !!! 🇹🇷 Fenerbahçe 7-0 Eyüpsporpic.twitter.com/eg6VikgZgz — Goals Xtra (@GoalsXtra) September 20, 2026 Kështu, Vedat Muriqi realizoi katër gola në vetëm 55 minuta, duke qenë protagonisti absolut i një prej fitoreve më të thella të Fenerbahçes. Ai aktualisht ka 6 gola në elitën e futbollit turk. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.