PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lufta në ukrainëMë shumë se 2.000 dronë sulmues,...: Zelensky jep detaje rreth sulmeve ruse gjatë javës së kaluar
2 min čitanja
Lufta në ukrainë

Më shumë se 2.000 dronë sulmues,...: Zelensky jep detaje rreth sulmeve ruse gjatë javës së kaluar

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Forcat ruse kanë lëshuar më shumë se 2.000 dronë sulmues, 1.700 bomba ajrore të drejtuara dhe 19 raketa të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës gjatë javës së kaluar, deklaroi të dielën, më 20 shtator, Presidenti Volodymyr Zelensky.Në një postim në Facebook, Zelensky vuri në dukje se shumica e mjeteve ajrore pa pilot (UAV) të përdorura nga Rusia në këtë valë sulmesh javore ishin variante me motorë turbojet, të cilat lëvizin me shpejtësi më të lartë dhe paraqesin sfida më të mëdha për sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore.Presidenti raportoi se sulmet ruse shënjestruan në mënyrë sistematike infrastrukturën civile dhe atë kritike në rajonet e Kharkiv-it, Sumy-t dhe Odesës gjatë ditëve të fundit, ndërsa ndërtesa banimi u goditën në Dnipropetrovsk dhe Zaporizhzhia.Ai shtoi se bombardimet ajrore gjatë natës dhe në mëngjesin e së dielës prekën gjithashtu rajonet e Vinnytsia-s, Kievit, Zhytomyr-it dhe Cherkasy-t."Ukraina vazhdimisht kërkon dhe gjen mënyra për të mbrojtur veten dhe për t'iu përgjigjur këtyre sulmeve kundër jetës së njerëzve", deklaroi Zelensky."Është e rëndësishme që edhe partnerët tanë të kërkojnë dhe të gjejnë mënyra për ta bërë Rusinë ta ndiejë luftën e saj. Ky është momenti i duhur për të ndërmarrë hapa të rinj sanksionues kundër agresorit dhe për të ushtruar presion për paqe përmes forcës. SHBA-ja, Evropa dhe të gjitha vendet e G7-ës i kanë kapacitetet përkatëse. Ne presim hapa të rinj e të fuqishëm", ka thënë më tej ai. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Forcat ruse kanë lëshuar më shumë se 2.000 dronë sulmues, 1.700 bomba ajrore të drejtuara dhe 19 raketa të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës gjatë javës së kaluar, deklaroi të dielën, më 20 shtator, Presidenti Volodymyr Zelensky.Në një postim në Facebook, Zelensky vuri në dukje se shumica e mjeteve ajrore pa pilot (UAV) të përdorura nga Rusia në këtë valë sulmesh javore ishin variante me motorë turbojet, të cilat lëvizin me shpejtësi më të lartë dhe paraqesin sfida më të mëdha për sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore.Presidenti raportoi se sulmet ruse shënjestruan në mënyrë sistematike infrastrukturën civile dhe atë kritike në rajonet e Kharkiv-it, Sumy-t dhe Odesës gjatë ditëve të fundit, ndërsa ndërtesa banimi u goditën në Dnipropetrovsk dhe Zaporizhzhia.Ai shtoi se bombardimet ajrore gjatë natës dhe në mëngjesin e së dielës prekën gjithashtu rajonet e Vinnytsia-s, Kievit, Zhytomyr-it dhe Cherkasy-t."Ukraina vazhdimisht kërkon dhe gjen mënyra për të mbrojtur veten dhe për t'iu përgjigjur këtyre sulmeve kundër jetës së njerëzve", deklaroi Zelensky."Është e rëndësishme që edhe partnerët tanë të kërkojnë dhe të gjejnë mënyra për ta bërë Rusinë ta ndiejë luftën e saj. Ky është momenti i duhur për të ndërmarrë hapa të rinj sanksionues kundër agresorit dhe për të ushtruar presion për paqe përmes forcës. SHBA-ja, Evropa dhe të gjitha vendet e G7-ës i kanë kapacitetet përkatëse. Ne presim hapa të rinj e të fuqishëm", ka thënë më tej ai. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…