Vedat muriqiMuriqi nuk ndalet: Dy gola dhe penallti e fituar për 21 minuta te Fenerbahçe
2 min čitanja
Vedat muriqi
Muriqi nuk ndalet: Dy gola dhe penallti e fituar për 21 minuta te Fenerbahçe
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit turk, ndërsa këtë herë ka qenë protagonist absolut në ndeshjen e Fenerbahçes ndaj Eyupsporit.Sulmuesi kosovar e nisi spektaklin që në minutat e para, pasi në minutën e dytë fitoi një penallti për skuadrën e tij. Fenerbahçe e shfrytëzoi mundësinë nga pika e bardhë për të kaluar në epërsi.Vetëm pesë minuta më vonë, në minutën e shtatë, Muriqi e gjeti vetë rrjetën për të dyfishuar epërsinë e Fenerbahçes. Kosovari tregoi edhe një herë instinktin e tij në zonën kundërshtare, duke e dërguar topin në rrjetë.GOL! Fenerbahçe 2-0 Eyüpspor (7' Vedat Muriqi) pic.twitter.com/cm6CzNXUYL — Ovis'Gol (@AnlkGolOvis) September 20, 2026 Muriqi nuk u ndal me kaq. Në minutën e 21-të, sulmuesi realizoi edhe golin e dytë personal, duke e çuar Fenerbahçen në një epërsi të madhe dhe duke kompletuar një paraqitje fantastike brenda vetëm 21 minutave.🚨 Vedat Muriqi sent it into the nets !!! 🇹🇷 Fenerbahçe 3-0 Eyüpsporpic.twitter.com/pOk3CX62zV — Goals Xtra (@GoalsXtra) September 20, 2026 Me dy golat e shënuar ndaj Eyupsporit, Muriqi po konfirmon formën e shkëlqyer në fillim të sezonit dhe po dëshmon se është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Fenerbahçes. Ai deri tani ka katër gola në elitën e futbollit turk. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.