Asambleja parlamentareKush është Konstantin Kosachev, rusi që inicioi mocionin që çoi te raporti i Dick Marty-t për Gjykatën Speciale
2 min čitanja
Asambleja parlamentare
Kush është Konstantin Kosachev, rusi që inicioi mocionin që çoi te raporti i Dick Marty-t për Gjykatën Speciale
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Historia e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë mund të gjurmohet më shumë se shtatë vjet para se Kuvendi i Kosovës të miratonte bazën kushtetuese për krijimin e tyre.Pika e parë e dokumentuar e këtij procesi gjendet në Strasburg, më 15 prill 2008, kur politikani rus Konstantin Kosachev, atëherë deputet i Dumës së Shtetit dhe anëtar i delegacionit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, paraqiti së bashku me 16 parlamentarë të tjerë një mocion me titull “Inhumane treatment of people and illicit trafficking in human organs in Kosovo”. (Trajtimi çnjerëzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë).Dokumenti, i regjistruar në PACE si Dokumenti 11574, kishte në qendër pretendimet për trajtim çnjerëzor dhe trafikim të paligjshëm të organeve në Kosovë. Në tekstin e mocionit përmendeshin pretendimet e publikuara në kujtimet e Carla Del Ponte, ish-kryeprokurores së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.Mocioni i Kosachev-it dhe parlamentarëve të tjerë nuk ishte aktakuzë dhe nuk përbënte një konstatim gjyqësor. Vetë dokumenti i PACE-s sqaron se mocioni nuk ishte diskutuar nga Asambleja dhe se angazhonte vetëm parlamentarët që e kishin nënshkruar.Por dokumenti kishte një rëndësi tjetër, ai e futi çështjen në procedurën institucionale të Këshillit të Evropës. Më 29 maj 2008, mocioni u referua te Komiteti për Çështjet Juridike dhe të Drejtat e Njeriut të PACE-s për përgatitjen e një raporti. Më 25 qershor 2008, komiteti caktoi senatorin zviceran Dick Marty si raportues për çështjen. Dokumentet zyrtare të PACE-s e lidhin raportin e Marty-t drejtpërdrejt me mocionin 11574 të paraqitur nga Kosachev dhe 16 parlamentarët e tjerë.Kështu nisi një zinxhir institucional që do të zgjaste për vite: mocioni i Kosachev-it, emërimi i Marty-t, raporti i tij, hetimi i Bashkimit Evropian dhe, më pas, krijimi i Dhomave të Specializuara. Më 7 janar 2011, Dick Marty paraqiti raportin “Trajtimi çnjerëzor i personave dhe trafikimi i pali
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.