PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
LdkPas mospajtimeve mes tyre, Quni publikon fotografinë me Abdixhikun e Shalën
1 min čitanja
Ldk

Pas mospajtimeve mes tyre, Quni publikon fotografinë me Abdixhikun e Shalën

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka publikuar një fotografi ku shihet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, dhe nënkryetarin e Kuvendit, Kujtim Shalën, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin “Lumiri me Shaljan”.Fotografia vjen pas përplasjeve të brendshme në LDK lidhur me marrëveshjen e arritur mes LDK-së dhe LVV-së për zgjedhjen e Bekim Sejdiut president të Kosovës. Marrëveshja ishte kundërshtuar nga gjashtë deputetë të LDK-së, në mesin e tyre edhe Kujtim Shala. Përveç Shalës, kundër kandidaturës së Sejdiut ishin deklaruar edhe Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj dhe Arben Gashi. Ndërkohë, Bekim Sejdiu u tërhoq nga kandidatura për president më 14 shtator, duke deklaruar se në rrethanat e krijuara nuk ekzistonte mbështetja e nevojshme parlamentare për zgjedhjen e tij. Në këtë kontekst, publikimi i fotografisë së Qunit me Abdixhikun dhe Shalën vjen pas një periudhe tensionesh të dukshme brenda LDK-së rreth marrëveshjes me LVV-në. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka publikuar një fotografi ku shihet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, dhe nënkryetarin e Kuvendit, Kujtim Shalën, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin “Lumiri me Shaljan”.Fotografia vjen pas përplasjeve të brendshme në LDK lidhur me marrëveshjen e arritur mes LDK-së dhe LVV-së për zgjedhjen e Bekim Sejdiut president të Kosovës. Marrëveshja ishte kundërshtuar nga gjashtë deputetë të LDK-së, në mesin e tyre edhe Kujtim Shala. Përveç Shalës, kundër kandidaturës së Sejdiut ishin deklaruar edhe Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj dhe Arben Gashi. Ndërkohë, Bekim Sejdiu u tërhoq nga kandidatura për president më 14 shtator, duke deklaruar se në rrethanat e krijuara nuk ekzistonte mbështetja e nevojshme parlamentare për zgjedhjen e tij. Në këtë kontekst, publikimi i fotografisë së Qunit me Abdixhikun dhe Shalën vjen pas një periudhe tensionesh të dukshme brenda LDK-së rreth marrëveshjes me LVV-në. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…