PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Donald trumpTrump paralajmëron krijimin e një “force të AI-së” dhe emërimin e një drejtuesi për inteligjencën artificiale
2 min čitanja
Donald trump

Trump paralajmëron krijimin e një “force të AI-së” dhe emërimin e një drejtuesi për inteligjencën artificiale

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se administrata e tij synon të krijojë një “AI Force” dhe të emërojë një drejtues të posaçëm për inteligjencën artificiale, ndërsa paralajmërimet për rreziqet e teknologjisë po shtohen në SHBA dhe më gjerë.Në një postim në rrjetet sociale të shtunën, Trump tha se administrata e tij “nuk do të pengojë apo frenojë në asnjë mënyrë rritjen” e industrisë së inteligjencës artificiale.Ai kundërshtoi gjithashtu thirrjet për ngadalësimin e zhvillimit të AI-së deri në vendosjen e masave më të forta të sigurisë.Trump nuk dha detaje se si do të funksionojë “AI Force”, kush do ta drejtojë atë apo kur do të krijohet, transmeton Telegrafi.Presidenti amerikan e krahasoi inteligjencën artificiale me revolucionin industrial dhe internetin, duke argumentuar se ndikimi i saj mund të jetë edhe më i madh.“AI është revolucioni i ardhshëm industrial, ose interneti, por do të jetë edhe më i madh dhe më me ndikim, ndoshta deri në 25% të PBB-së së vendit tonë”, shkroi Trump.Ai theksoi gjithashtu se SHBA-ja duhet të vazhdojë të ruajë epërsinë ndaj Kinës në zhvillimin e inteligjencës artificiale.AI tashmë është bërë një nga fushat kryesore të konkurrencës teknologjike mes dy ekonomive më të mëdha të botës. Çështja pritet të jetë gjithashtu pjesë e diskutimeve kur Trump të takohet me presidentin kinez Xi Jinping javën e ardhshme.Trump tha se administrata e tij do të përdorë sistemin ekzistues civil dhe penal të drejtësisë për të ndëshkuar ata që përdorin AI për aktivitete të paligjshme.Ai përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij se paralajmërimet dhe shqetësimet mbi rreziqet e inteligjencës artificiale janë një “mashtrim”.Deklaratat e Trumpit vijnë në një kohë kur studiues aktualë dhe ish-studiues të industrisë së AI-së kanë ngritur shqetësime për pasojat e mundshme të zhvillimit të pakontrolluar të teknologjisë.Një prej tyre ka argumentuar se ekziston një mundësi mbi 10% që AI të shkaktojë zhdukjen e njerëzimit.Kompanitë kryesore të teknologjisë po garoj

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se administrata e tij synon të krijojë një “AI Force” dhe të emërojë një drejtues të posaçëm për inteligjencën artificiale, ndërsa paralajmërimet për rreziqet e teknologjisë po shtohen në SHBA dhe më gjerë.Në një postim në rrjetet sociale të shtunën, Trump tha se administrata e tij “nuk do të pengojë apo frenojë në asnjë mënyrë rritjen” e industrisë së inteligjencës artificiale.Ai kundërshtoi gjithashtu thirrjet për ngadalësimin e zhvillimit të AI-së deri në vendosjen e masave më të forta të sigurisë.Trump nuk dha detaje se si do të funksionojë “AI Force”, kush do ta drejtojë atë apo kur do të krijohet, transmeton Telegrafi.Presidenti amerikan e krahasoi inteligjencën artificiale me revolucionin industrial dhe internetin, duke argumentuar se ndikimi i saj mund të jetë edhe më i madh.“AI është revolucioni i ardhshëm industrial, ose interneti, por do të jetë edhe më i madh dhe më me ndikim, ndoshta deri në 25% të PBB-së së vendit tonë”, shkroi Trump.Ai theksoi gjithashtu se SHBA-ja duhet të vazhdojë të ruajë epërsinë ndaj Kinës në zhvillimin e inteligjencës artificiale.AI tashmë është bërë një nga fushat kryesore të konkurrencës teknologjike mes dy ekonomive më të mëdha të botës. Çështja pritet të jetë gjithashtu pjesë e diskutimeve kur Trump të takohet me presidentin kinez Xi Jinping javën e ardhshme.Trump tha se administrata e tij do të përdorë sistemin ekzistues civil dhe penal të drejtësisë për të ndëshkuar ata që përdorin AI për aktivitete të paligjshme.Ai përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij se paralajmërimet dhe shqetësimet mbi rreziqet e inteligjencës artificiale janë një “mashtrim”.Deklaratat e Trumpit vijnë në një kohë kur studiues aktualë dhe ish-studiues të industrisë së AI-së kanë ngritur shqetësime për pasojat e mundshme të zhvillimit të pakontrolluar të teknologjisë.Një prej tyre ka argumentuar se ekziston një mundësi mbi 10% që AI të shkaktojë zhdukjen e njerëzimit.Kompanitë kryesore të teknologjisë po garoj

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…