Hashim thaçiNjeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit
2 min čitanja
Hashim thaçi
Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Më 17 shkurt 2008, Hashim Thaçi qëndroi në foltoren e Kuvendit të Kosovës dhe lexoi fjalët që do ta përcaktonin vendin e tij në historinë e shtetit më të ri të Evropës.“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj deklarate, shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik”, tha Thaçi.Ai ishte atëherë 40 vjeç, kryeministër i Kosovës dhe ish-udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Fotografia e tij në Kuvend u bë një nga imazhet përcaktuese të 17 shkurtit. 17 shkurt 2008: Hashim Thaçi, atëkohë kryeministër, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, një tjetër imazh i Thaçit hyn në historinë e Kosovës.Më 16 shtator 2026, ai qëndroi në një sallë gjyqi në Hagë dhe dëgjoi një trup gjykues të Dhomave të Specializuara të Kosovës ta shpallte fajtor për krime lufte.“Trupi gjykues ju dënon me një dënim të njësuar me 25 vjet burgim”, u tha në aktgjykim. Asnjëra fotografi nuk e fshin tjetrën, por, prej këtij aktgjykimi, ato do të ekzistojnë së bashku.Pyetja është se çfarë i bën kjo jo vetëm trashëgimisë së Thaçit, por edhe mënyrës se si do të lexohet historia e shtetit që ai ndihmoi ta krijonte.Çfarë gjykoi Haga?Mark Ellis, drejtor i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, thotë se përgjigjja juridike nuk lë shumë hapësirë për dilemë: këto janë dy çështje krejtësisht të ndara.Sipas tij, Dhomat e Specializuara kishin për detyrë të përcaktonin përgjegjësinë penale të katër individëve - Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit - dhe jo të gjykonin shtetin që u krijua më vonë.“Ata i shpallën këta katër individë fajtorë për krime lufte dhe për përgjegjësinë e tyre individuale. Kjo është ajo që përcakton ligji. Nuk do të duhej të kishte ndonjë ndikim tjetër mbi shtetin”, thotë Ellis për Radion Evropa e Lirë.Për pavarësinë, përgjigjja juridike u dha edhe vite më parë.Më 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi se Deklarata e 17 shkurtit nuk e shkeli të dre
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.