PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Wayne rooneyWayne Rooney në bisedime për “I’m A Celebrity”, synon pagesën rekord
2 min čitanja
Wayne rooney

Wayne Rooney në bisedime për “I’m A Celebrity”, synon pagesën rekord

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Wayne Rooney raportohet se është në bisedime të avancuara me drejtuesit e “I’m A Celebrity” për t’iu bashkuar sezonit të këtij viti, dy vite pasi bashkëshortja e tij, Coleen Rooney, mori pjesë në spektakël.Sipas raportimeve, ish-futbollisti 40-vjeçar mund të marrë pagesën më të lartë në historinë 24-vjeçare të programit, duke kaluar edhe rekordin e Coleen, e cila në vitin 2024 u pagua 1.5 milionë funte (rreth 1.75 milionë euro). Ajo arriti deri në finale dhe përfundoi në vendin e dytë.Wayne kishte deklaruar më herët se nuk do ta përjashtonte mundësinë për të marrë pjesë në “I’m A Celebrity”, pasi e kishte parë përvojën e bashkëshortes së tij, shkruan DailyMail. Tani, sipas burimeve të cituara nga mediet britanike, ai është i gatshëm të provojë jetën në xhungël dhe dëshiron t’u tregojë katër djemve të tij anën e tij konkurruese.Coleen dhe tre djemtë më të vegjël, Klay, Kit dhe Cass, mund të udhëtojnë drejt Australisë për ta mbështetur, ndërsa djali i madh, Kai, mund të qëndrojë në Britani për shkak të angazhimeve të tij në futboll dhe bursës me Manchester United. Një burim pretendon se Coleen po e mbështet Wayne dhe i ka dhënë këshilla për përvojën në xhungël. Megjithatë, ITV ka theksuar se çdo emër i përmendur për “I’m A Celebrity” mbetet spekulim. Ndërkohë, familja Rooney po përgatitet edhe për dokumentarin e tyre të ardhshëm, i cili raportohet se ka një buxhet prej 10 milionë funtesh (rreth 11.7 milionë euro). /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Wayne Rooney raportohet se është në bisedime të avancuara me drejtuesit e “I’m A Celebrity” për t’iu bashkuar sezonit të këtij viti, dy vite pasi bashkëshortja e tij, Coleen Rooney, mori pjesë në spektakël.Sipas raportimeve, ish-futbollisti 40-vjeçar mund të marrë pagesën më të lartë në historinë 24-vjeçare të programit, duke kaluar edhe rekordin e Coleen, e cila në vitin 2024 u pagua 1.5 milionë funte (rreth 1.75 milionë euro). Ajo arriti deri në finale dhe përfundoi në vendin e dytë.Wayne kishte deklaruar më herët se nuk do ta përjashtonte mundësinë për të marrë pjesë në “I’m A Celebrity”, pasi e kishte parë përvojën e bashkëshortes së tij, shkruan DailyMail. Tani, sipas burimeve të cituara nga mediet britanike, ai është i gatshëm të provojë jetën në xhungël dhe dëshiron t’u tregojë katër djemve të tij anën e tij konkurruese.Coleen dhe tre djemtë më të vegjël, Klay, Kit dhe Cass, mund të udhëtojnë drejt Australisë për ta mbështetur, ndërsa djali i madh, Kai, mund të qëndrojë në Britani për shkak të angazhimeve të tij në futboll dhe bursës me Manchester United. Një burim pretendon se Coleen po e mbështet Wayne dhe i ka dhënë këshilla për përvojën në xhungël. Megjithatë, ITV ka theksuar se çdo emër i përmendur për “I’m A Celebrity” mbetet spekulim. Ndërkohë, familja Rooney po përgatitet edhe për dokumentarin e tyre të ardhshëm, i cili raportohet se ka një buxhet prej 10 milionë funtesh (rreth 11.7 milionë euro). /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…