Është zhvilluar edicioni i 26-të i maratonës "Prishtina 2026" me mbi 1 mijë e 700 vrapues, nën organizimin e Federatës së Atletikës së Kosovës.Kryetari i kësaj federate, Halil Sylejmani për KosovaPress tha se ka garues ndërkombëtarë, jo vetëm shqiptarë derisa tregoi edhe disiplinat që posedon kjo maratonë."Garues ka shumë si sot. Janë mbi 1700 garues. Dhe është në disa disiplina. Disiplina është 42 kilometra 195 metra, është 21, 10 kilometra, 5 kilometra edhe 2 kilometra për fëmijë. Kjo e bën një numër shumë të madh të garuesve, të cilëve unë i dëshiroj sukses të gjithsecilit që të fiton", tha Sylejmani.Ai tha se maratona e nisur në orën 09:00 do të zgjasë 6 orë, ndonëse sipas tij, kanë probleme me komunikacion, ani se e kanë paralajmëruar si aktivitet tek autoritet."Terreni është bukur i mirë, por kemi pak probleme me komunikacion, se ka shumë komunikacion edhe pse i kemi bërë kërkesë që t'i ikim kësaj… kësaj kohe domethënë të ketë 5-6 orë, mirëpo secili shikon interesin e vet, besoj që kanë mirëkuptim edhe nuk na pengojnë. Që kjo çka ka filluar mirë të përfundojë edhe mirë, që të dalim vetëm për mirë, ta përfaqësojmë veten, ta përfaqësojmë shtetin tonë, i cili është vërtet i lirë për secilin që dëshiron të merr pjesë. Sa kam mundur të shoh, ka edhe nga Vojvodina apo nga Serbia, ka edhe nga Kroacia, Sllovenia e shumë të tjerë, Maqedonia. Kjo që e ka bërë një garë kombëtare e cila vërtet vlen për secilin për veti, por edhe për vendin të cilin e përfaqësojnë", tha tutje ai.Më tej, Sylejmani bëri të ditur se janë të përfshira të gjitha grupmoshat derisa theksoi se ndër garuesit më të moshuar është shtetasi nga Shqipëria, Muhamet Rama, mbi 70 vjeç.Pjesëmarrës në këtë maratonë ishte edhe Artan Thaçi, djali i ish-humoristit të njohur Rasim Thaçi.Ai për KosovaPress tha se nuk është hera e parë që vrapon në këtë maratonë, por që këtë herë kishte një dedikim më të veçantë. I veshur me një fanellë me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Thaçi tregoi se këtë herë vrapimi
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
