PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Grupi i intelektualevePas 27 vitesh, identifikohet Idriz Rrecaj - një nga 23 viktimat e “Grupit të Intelektualëve”
2 min čitanja
Grupi i intelektualeve

Pas 27 vitesh, identifikohet Idriz Rrecaj - një nga 23 viktimat e “Grupit të Intelektualëve”

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Pas 27 vitesh pritjeje, dhimbjeje dhe pasigurie, familja Rrecaj ka marrë përgjigjen e shumëpritur për fatin e Idriz Rrecajt, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë.Identifikimi i tij është konfirmuar zyrtarisht përmes analizave të ADN-së në laboratorin e Hagës, pas gjetjes së mbetjeve mortore në varrezat masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut. Varreza masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, konfirmohet identiteti i tri viktimave - i përkasin “Grupit të Intelektualëve” Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij, Shpëtim Rrecaj, i cili përmes një postimi ka treguar se pas 27 vitesh familja më në fund ka marrë përgjigjen për pyetjen që i ka shoqëruar për kaq gjatë: “Ku është Idriz Rrecaj?”.“Pas 27 vitesh pritje, dhimbje dhe pasigurie, morëm lajmin nga institucionet tona që nga laboratori i ADN-së në Hagë është konfirmuar zyrtarisht identifikimi i prindit tim, Idriz Rrecaj”, ka shkruar Rrecaj.Idriz Rrecaj është njëri nga tre personat, identiteti i të cilëve është konfirmuar pas zhvarrosjeve në Kalludër dhe Jabukë. Sipas raportimeve, viktimat i përkasin të ashtuquajturit “Grupi i Intelektualëve”, të cilët ishin rrëmbyer më 19 prill 1999. Familja e Salih Mëziut reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore: Përgjigje e dhimbshme pas më shumë se 27 vitesh pritjeje Për familjen Rrecaj, konfirmimi i identitetit shënon fundin e një pritjeje 27-vjeçare, por njëkohësisht rikthen dhimbjen e humbjes dhe kujtimet për një periudhë të rëndë të luftës në Kosovë.Familja ka shprehur mirënjohje për institucionet e Kosovës dhe të gjithë ata që ndër vite kanë punuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.“Gjaku nuk humb kurrë!”, ka shkruar Shpëtim Rrecaj. Idriz Rrecaj ishte në mesin e 23 burrave që u zhdukën në prill të vitit 1999. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Pas 27 vitesh pritjeje, dhimbjeje dhe pasigurie, familja Rrecaj ka marrë përgjigjen e shumëpritur për fatin e Idriz Rrecajt, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë.Identifikimi i tij është konfirmuar zyrtarisht përmes analizave të ADN-së në laboratorin e Hagës, pas gjetjes së mbetjeve mortore në varrezat masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut. Varreza masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, konfirmohet identiteti i tri viktimave - i përkasin “Grupit të Intelektualëve” Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij, Shpëtim Rrecaj, i cili përmes një postimi ka treguar se pas 27 vitesh familja më në fund ka marrë përgjigjen për pyetjen që i ka shoqëruar për kaq gjatë: “Ku është Idriz Rrecaj?”.“Pas 27 vitesh pritje, dhimbje dhe pasigurie, morëm lajmin nga institucionet tona që nga laboratori i ADN-së në Hagë është konfirmuar zyrtarisht identifikimi i prindit tim, Idriz Rrecaj”, ka shkruar Rrecaj.Idriz Rrecaj është njëri nga tre personat, identiteti i të cilëve është konfirmuar pas zhvarrosjeve në Kalludër dhe Jabukë. Sipas raportimeve, viktimat i përkasin të ashtuquajturit “Grupi i Intelektualëve”, të cilët ishin rrëmbyer më 19 prill 1999. Familja e Salih Mëziut reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore: Përgjigje e dhimbshme pas më shumë se 27 vitesh pritjeje Për familjen Rrecaj, konfirmimi i identitetit shënon fundin e një pritjeje 27-vjeçare, por njëkohësisht rikthen dhimbjen e humbjes dhe kujtimet për një periudhë të rëndë të luftës në Kosovë.Familja ka shprehur mirënjohje për institucionet e Kosovës dhe të gjithë ata që ndër vite kanë punuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.“Gjaku nuk humb kurrë!”, ka shkruar Shpëtim Rrecaj. Idriz Rrecaj ishte në mesin e 23 burrave që u zhdukën në prill të vitit 1999. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…