Koreja e veriutKoreja e Veriut lëshon një raketë të dyshuar balistike drejt Detit të Lindjes
2 min čitanja
Koreja e veriut
Koreja e Veriut lëshon një raketë të dyshuar balistike drejt Detit të Lindjes
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Koreja e Veriut ka lëshuar të dielën një raketë të dyshuar balistike drejt Detit të Lindjes, sipas zyrës së kryeministrit të Japonisë, ndërsa ushtria e Koresë së Jugut raportoi se Pheniani kishte hedhur një “objekt të paidentifikuar”.Lëshimi vjen vetëm pak ditë pasi Koreja e Veriut kundërshtoi një rezolutë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) lidhur me programin e saj bërthamor.Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut deklaroi se rezoluta e IAEA-së “nuk ka asnjë efekt” mbi qëndrimin e Phenianit si shtet me armë bërthamore.Në gusht, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, posedon “57 armë bërthamore shumë të fuqishme”, ndërsa përsëriti vlerësimin e tij pozitiv për marrëdhënien personale me liderin koreanoverior.“Fakti që unë shkoj mirë me të është një gjë e mirë, jo e keqe”, kishte deklaruar Trump, duke shtuar se arsenali bërthamor i Phenianit “nuk duhej të ishte lejuar kurrë”, transmeton Telegrafi.Në atë kohë, Trump tha gjithashtu se synonte të takohej me Kim Jong-un më vonë gjatë këtij viti. Nëse realizohet, ky do të ishte takimi i parë mes tyre që nga mandati i parë i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.Të premten, presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, tha se po i kërkonte Trumpit të ruante kanalet e dialogut me Phenianin.Lee tha se Seuli po punon për të krijuar kushtet për bisedime mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së, duke theksuar se duhet bërë çdo përpjekje për ta kthyer një takim të mundshëm mes palëve në realitet.Megjithatë, perspektiva për një takim të afërt është komplikuar nga deklaratat e Kim Yo Jong, motrës së fuqishme të Kim Jong-unit.Ajo kritikoi stërvitjet e fundit ushtarake në Paqësorin Perëndimor, duke i cilësuar si një “provë lufte të udhëhequr nga SHBA-ja”.SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia përfunduan më 11 shtator stërvitjen e përbashkët Freedom Edge 26, për të cilën Komanda Amerikane në Paqësor tha se kishte për qëllim forcimin e gatishmërisë së përbashkët të tre vendev
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.