Foto: TelegrafiIz objave izvora
Gjenerali gjerman Carsten Breuer, shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë, është zgjedhur të drejtojë Komitetin Ushtarak të NATO-s, organin më të lartë ushtarak të Aleancës.Breuer u zgjodh të shtunën nga shefat e mbrojtjes të 32 vendeve anëtare gjatë një takimi në Kopenhagë. Njoftimin e bëri kryetari aktual i Komitetit Ushtarak, admirali italian Giuseppe Cavo Dragone.Breuer do ta marrë detyrën në korrik 2027, duke pasuar Dragone dhe do të qëndrojë në këtë post për një mandat trevjeçar, transmeton Telegrafi.Si kryetar i Komitetit Ushtarak, Breuer do të jetë këshilltari kryesor ushtarak i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe do të shërbejë si lidhja kryesore mes shefave të shtabeve të vendeve aleate dhe drejtuesve politikë të Aleancës.Së bashku me Komandantin Suprem të Forcave Aleate në Evropë, SACEUR, kryetari i Komitetit Ushtarak është ndër figurat më të rëndësishme ushtarake në strukturën e NATO-s.Mandati i Breuerit përkon me përpjekjet e Aleancës për të forcuar kapacitetet e saj të parandalimit dhe mbrojtjes, veçanërisht përballë kërcënimit të perceptuar nga Rusia dhe objektivit për forcimin e mbrojtjes evropiane deri në vitin 2029.Congratulations to General Carsten Breuer, Chief of Defence of the Bundeswehr 🇩🇪 on his election as the next Chair of the NATO Military Committee, taking office in July 2027!Carsten - on behalf of the entire Military Committee, and personally - our warmest congratulations!Your operational judgement, your deep familiarity with this Alliance and your leadership of the German Armed Forces will serve NATO well.The Chiefs of Defence have placed their trust in you at a demanding moment for Euro-Atlantic security. You will have the full support of the Committee and of the International Military Staff through the transition, and I look forward to working closely with you until the handover.#WeAreNATO #NATO #MilitaryCommittee #Bundeswehr@GermanyNATO @BundeswehrGI @SHAPE_NATO — Admiral Giuseppe CAVO DRAGONE - NATO CMC (@CMC_NATO) Septe
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.